Bulliqi: projekti i ndërtimit të Spitalit të Podujevës ishte gënjeshtër, nuk u përfshi në buxhetin 2021

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka shkruar në një postim në faqen e tij facebook se buxheti i vitit 2021, i cili u miratua në Kuvendin e Kosovës nuk ka paraparë ndarje buxhetore për Spitalin e Përgjithshëm të Podujevës.

Sipas Bulliqit, “ai projekti që paraqitej me pompozitet në fushatën zgjedhore në Llap nuk është askund”.

“Ai projekti që paraqitej me pompozitet në fushatën zgjedhore në Llap nuk është askund. Ata që bënë zhurma mediatike për ndërtimin dhe funksionalizimin e Spitalit të Qytetit, që e kishin premtuar disa herë po dëshmohet se ka qenë gënjeshtër dhe mashtrim për qytetarët. Ai projekt është përdorur në funksion të fushatave elektorale e për qëllime të ulëta politike”, ka shkruar Bulliqi.

Ai në vazhdim ka theksuar se ky projekt nuk është amandamentuar për buxhetin e vitit 2021 nga Qeveria “Hoti” dhe sipas tij tani komuna e Podujevës vazhdon të mbetet pa Spital të Përgjithshëm.

Related posts