Busti i Anton Çettës vendoset në qytetin e Klinës

Është përuaruar sot në qytetin e Klinës busti i atdhetarit Anton Çetta.

Ky bust u vendos sot për nderë të 31 vjetorit të Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve.

Realizimi artistik i portretit në bronz është modeluar nga skulptori Agron Blakçori, ndërsa derdhja në bronz është realizuar nga Emiliano Nurçja.

Vendosja e bustit u mundësua nga Komuna e Klinës, Asociacioni Forumi i Intelektualëve “Luigj Gurakuqi” dhe Këshillit të Donatorëve nga Diaspora- Zvicër.

Në shkurt të vitit 1990 disa të rinj e formuan Lëvizjen për Pajtimin e Gjaqeve, në ballë të së cilës
u vu Profesori Anton Çetta ndërsa mendohet se kjo lëvizje ka pajtuar mbi 1500 familje.

Anton Çeta ishte nga Gjakova, një folklorist etnik shqiptar katolik, akademik dhe profesor universitar nga Kosova.

Të rralla mbeten personalitete si figura e Anton Çettës ku me shëmbëlltyrën e tyre lënë gjurmë paqeje në vendin ku jetojnë dhe shërbejnë.

Related posts