Gjakova, një nga qytetet e kulturës së mirëfilltë shqiptare, ka zbukuruar ambientet e lokaleve në “Çarshinë e Vjetër” me drita dhe zbukurime të tjera.
Gjakova njihet edhe për fshatin e saj, Pjetërshan, i cili ka magjepsur edhe sivjet me dekorimin për festat e fundvitit, Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.



