Norvegji, 23 njerëz vdesin pasi morën dozën e parë të vaksinës Pfizer

Njëzet e tre njerëz vdiqën në Norvegji brenda disa ditësh pasi morën dozën e parë të të vaksinës Pfizer të COVID-19. 13 prej tyre që ishin pacientë në shtëpi pleqsh duket se patën lidhje me efektetet anësore të dozave, kanë thënë zyrtarët shëndetësorë. Reaksionet e zakonshme ndaj vaksinës, përfshirë ethet dhe të vjellat, “mund të kenë kontribuar në rezultatin fatal te disa pacientë më të dobët”, tha Sigurd Hortemo, mjeku kryesor në Agjencinë Norvegjeze të Barnave, në një deklaratë të premten, njofton Klan Kosova. Megjithë këto vdekje, zyrtarët nuk po…

Read More

Qeveria e Holandës jep dorëheqje për një skandal

Qeveria e koalicionit e përbërë nga katër parti politike në Holandë ka dhënë dorëheqjen. Raportimi vjen nga mediat lokale dhe ato ndërkombëtare. Vendimi erdhi pas skandalit të akuzimit të gabuar të mijëra familjeve për mashtrim me benefitet financiare për fëmijet. Qeveria holandeze iu kërkoi atyre që t’i kthenin pas paratë e marra. Shumë ishin me prejardhje emigrante dhe vendimi i gabuar i kabinetit të Rutte i zhyti ata në vështirësi të mëdha ekonomike.null “Këto familje pësuan një gabim të pashembullt”, vendosën deputetët holandezë, me zyrtarët e taksave, politikanët, gjykatësit dhe…

Read More

Pamje të pazakonta në Capitol Hill

Kongresistë Demokrat në ShBA sot kan marrë një iniciativë për shkarkimin e Presidentit aktual Donald Trump në akuzën për nxitje të dhunës ndaj kongresit ditë më parë. Së paku pesë kongresistë republikan than se do të votojnë për rrëzimin e Trump, rrëzimi para përfundimit të mandatit do të ia pa mundësonte Donald Trump-it që të kandidojë në të ardhmen për president. Ajo çka ra në sy sot në Capitol ishin garda kombëtare në koridoret e Capitol-it, pamje kjo a pazakont, e cila erdhi si pasojë e sulmit të përkrahësve të…

Read More

Demokratët: Gati akuza për shkarkimin e Trump

Demokratët amerikanë kanë vendosur të çojnë përpara nismën për shkarkimin e Presidentit Donald Trump të cilit i kanë mbetur më pak se 11 ditë në detyrë. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi tha se ajo do zyrtarizonte të hënën nismën për shkarkimin e kreut të Shtëpisë së Bardhë nëse ai nuk jepte menjëherë dorëheqjen pas trazirave që ndodhën në Kongres ku humbën jetën 5 persona. Demokratët e akuzojnë Trump për “nxitje të kryengritjeve”. Presidenti i zgjedhur Joe Biden tha se i takonte Kongresit të vendoste nëse do të ngrinte…

Read More

Kryetarja e Washingtonit mobilizon Gardën Kombëtare para tubimeve pro Trumpit

Kryetarja e Washingtonit ka mobilizuar Gardën Kombëtare përpara protestave të planifikuara nga mbështetësit e presidentit, Donald Trump, në kohën kur Kongresi do të votojë për të konfirmuar fitoren e presidentit të zgjedhur, Joe Biden. Mbështetësit e Trumpit po planifikojnë të mblidhen në kryeqytetin e SHBA-së më 5 dhe 6 janar në mbështetje të pretendimeve të pabazuara të Trump për mashtrim të gjerë të votuesve. Më shumë se 300 trupa të Gardës Kombëtare do të jenë gati për të siguruar kontrollin e turmës dhe ndihmën e zjarrfikësve dhe shërbimeve të shpëtimit,…

Read More

Trump paralajmërohet kundër përfshirjes së ushtrisë në transferimin e pushtetit

Dhjetë ish-sekretarë amerikanë të Mbrojtjes kërkuan nga Pentagoni që të angazhohet në një tranzicion paqësor të pushtetit në SHBA dhe paralajmëruan për rreziqet e përfshirjes së ushtrisë amerikane në tranzicion. Ish-shefat e Pentagonit, përfshirë dy të emëruar nga presidenti në largim, Donald Trump, i bënë komentet në një artikull të botuar në gazetën Washington Post. Zgjedhjet në SHBA dhe transferimi paqësor i pushtetit “janë shenja dalluese të demokracisë sonë”, thanë ata dhe i bënë thirrje shefit aktual të Pentagonit, Christopher Miller, që të përmbahet nga luajtja e ndonjë roli në…

Read More

Gjykata britanike vendos kundër ekstradimit të Assange në SHBA

Një gjykatë në Londër vendosi që themeluesi i Wikileaks të mos ekstradohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të përballej me akuza për spiunazh. Gjykatësja Vanessa Baraitser pranoi shumë prej argumentet të avokatëve që përfaqësonin SHBA, por së fundmi vendosi në favor të Julian Assange duke marrë parasysh shqetësimet për shëndetin e tij mendor. 49-vjeçari mendohet se ka përjetuar depresion të thellë, ide vetëvrasjeje dhe çrregullime të spektrit të autizmit gjatë burgosjes në Londër që prej vitit 2019.  Sipas gjykatëses, Assange do të ishte në rrezik shumë të madh…

Read More

Washington Post: Trump kërkoi ndryshimin e rezultatit zgjedhor në Xhorxhia

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump është incizuar teksa i ka thënë të shtunën zyrtarit kryesor zgjedhor në Xhorxhia që t’ia “gjejë” votat e duhura për ta përmbysur rezultatin zgjedhor të zgjedhjeve presidenciale. “Vetëm dua të më gjeni 11,780 vota”, i tha Trump Sekretarit të Shtetit, republikanit, Brad Raffensperger, në një audio- incizim të cilin e ka publikuar Washington Post. Ndërkaq, Raffensperger dëgjohet teksa përsërit se rezultatet në Xhorxhia ishin të sakta. Demokrati Joe Biden ka fituar në Xhorxhia dhe në disa shtete tjera kyçe. Ai ka fituar 306…

Read More

Ku do të fokusohet presidenca portugeze e BE?

Kryeministri portugez, António Costa dëshiron të fillojë sa më shpejt livrimi i fondeve kundër Coronës. Edhe tema të tjera të lëna në hije nga Brexiti dhe Corona do të kthehen në agjendën e presidencës portugeze të BE. Pak para Krishtlindjeve kryeministri portugez, António Costa, dhe ministri i Jashtëm i Portugalisë, Augusto Santos Silva, duhet të kenë marrë frymë të lehtësuar: Para fillimit të presidencës së BE në janar, u kaluan në Bruksel si buxheti i BE edhe marrëveshja e Brexit. Kështu shteti i vogël në cepin më perëndimor të Europës,…

Read More

Roth kritikon bllokadën në zgjerimin e BE-së në Ballkan

Një çështje për të cilën Republika Federale nuk ka bërë asnjë përparim në gjashtë muajt e fundit. Ministri i Shtetit për Evropën nuk e fsheh pakënaqësinë e tij. “Sigurisht që jam i zhgënjyer që,ne brenda BE nuk kemi qenë në gjendje të hedhim hapin tjetër. Sepse ne kemi nevojë urgjente për sinjale pozitive për Ballkanin Perëndimor. Në lojë nuk është asgjë më pak se besueshmëria jonë, ”tha Roth për Handelsblatt në Bruksel. “Ne duhet të futemi. Sepse paqja, pajtimi rajonal dhe demokracia në Ballkanin Perëndimor kanë një rëndësi qendrore strategjike…

Read More