Shifra të frikshme në SHBA, 3.054 persona humbin jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi

Shtetet e Bashkuara kanë shënuar numrin më të lartë të viktimave nga COVID-19 në një ditë. Sipas shifrave të Universitetit John Hopkins, 3.054 persona kanë humbur jetën nga coronavirusi në 24 orët e fundit. Kjo shifër thyen rekordin e mëparshëm prej 2.769 viktimash, të shënuar në fillim të majit, ndërsa është edhe numri më i lartë i regjistruar ndonjëherë për harkun kohor të një dite.   Shtetet e Bashkuara është vendi që është goditur më fort nga pandemia me mbi 289 mijë vdekje dhe rreth 15.3 milionë raste të konfirmuara…

Read More

Vritet gazetarja afgane bashk me shoferin e saj

Një gazetare afgane dhe shoferi i saj u vranë të enjten nga sulmues të paidentifikuar në provincën Nangarhar. Zëdhënësi i provincës, Attaullah Khogyani, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se Malala Maiwand, folëse në Televizionin Enikass, u vra së bashku me shoferin, gjatë rrugës për në punë, në qytetin Xhalalabad. Maiwand ka punuar për televizionin privat për rreth tetë vjet. Ajo ka qenë edhe aktiviste për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe fëmijëve në Afganistan. Sediq Sediqii, zëdhënës i presidentit afgan, Ashraf Ghani, tha se vrasja e Maiwandit “është…

Read More

Kancelarja Merkel shpallet gruaja më e fuqishme në botë

Revista amerikane, Forbes, ka bërë të ditur emrat e grave më të fuqishme në botë për vitin 2020, teksa ka theksuar se ndikimi ekonomik dhe shoqëror i pandemisë së koronavirusit ka prekur në mënyrë joproporcionale gratë. Në krye të listës këtë vit është kancelarja gjermane, Angela Merkel, e pasuar nga presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde. Përveç tyre, në pesë pozitat e para renditen edhe nën-presidentja e zgjedhur amerikane, Kamala Harris, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe filantropja amerikane, Melinda Gates. “Lideret e listës së 100…

Read More

Gjyshja Margaret Keenan merr vaksinën e parë të koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar

E marta shënon fillimin e programit më të madh të vaksinimit nga Shërbimi Kombëtarë Britanik i Shëndetit, Mbretëria e bashkuar është bërë vendi i parë në botë që fillon vaksinimin e njerëzve me vaksinën Pfizer / BioNTech Gjyshja Margaret Keenan, 90 vjeç, u bë pacienti i parë në botë që mori vaksinën Pfizer kundë koronavirusit pas miratimit klinik, ndërsa Shërbimi Kombëtarë i Shëndeti Britanik filloi fushatën më të madhe të vaksinave ndonjëher të martën. Zonja Keenan, e cila është nga Coventry dhe do të jetë 91 vjeç javën e ardhshme,…

Read More

Në Britani, nis injektimi i 800.000 dozave të para të vaksinës Pfizer

Në 50 qendra spitalore në Britaninë e Madhe, përfshirë kolegjin Kings në jug të Londrës nis injektimi i 800.000 dozave të para të vaksinës Pfizer Biontech. Vaksina duhet të ruhet brenda një pakoje në temperaturë shumë të ulët, e secila pako përmban 975 doza. Sipas shërbimit Kombëtar Shëndetësor,  pacientët mbi 80 vjeç që kanë lënë takime në qendrat shëndetësore janë të parët të cilëve do t’ju ofrohet vaksina dhe çdo pacient i cili po largohet po ashtu do të vaksinohet. Shtëpitë e kujdesit të të moshuarve u është kërkuar të…

Read More

Presidenti Trump ndezë për s’fundi herë “pemën e Krishtlindjes”, në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe zonja e parë Melania, drejtuan për herë të fundit, ceremoninë shtetërore të ndezjes së pemës së Krishtlindjeve jashtë Shtëpisë së Bardhë. Numri 1 i Uashingtonit, i cili vazhdimisht është përpjekur të marrë meritat për krijimin në kohë rekord të vaksinës kundër koronavirusit, tha në fjalën e tij se vaksina ishte një mrekulli Krishtlindjesh. “Jemi vetëm pak ditë larg shpërndarjes së miliona dozave të një vaksine të sigurt e të efektshme, e cila do t’i japë fund pandemisë e do të shpëtojë miliona jetë njerëzish. Është…

Read More

Obama, Bush dhe Clinton dalin vullnetarë të marrin vaksinën kundër COVID-19

Ish-presidentët amerikanë, Barack Obama, George W.Bush dhe Bill Clinton kanë konfirmuar se do të dalin vullnetarë për të marrë vaksinën kundër COVID-19 në mënyrë që të demonstrojnë sigurinë e vaksinës tek populli. “Ndoshta do të dal në televizor duke u vaksinuar, vetëm që populli ta dijë se unë kam besim tek shkenca”, ka thënë Obama. Mbi 2 mijë persona kanë humbur jetën nga coronavirus për të dytën ditë radhazi në Shtetet e Bashkuara teksa sistemi shëndetësor përgatitet për atë që e ka cilësuar si “sezonin më të rrezikshëm të vitit.…

Read More

Biden premton përkushtim ndaj personave me nevoja të veçanta

Biden, në llogarinë e tij facebook, në Ditën Ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara për personat me aftësi të kufizuara ka uruar këtë ditë, duke thënë se administrata e tij do të jetë plotësisht e përkushtuar ndaj dinjitetit, barazisë dhe të drejtave civile për të gjithë personat me nevoja të veçanta. “Në këtë ditë dhe çdo ditë të administratës sonë, ne do të jemi plotësisht të përkushtuar ndaj dinjitetit, barazisë dhe të drejtave civile për të gjithë njerëzit me nevoja të veçanta – të cilët do të kenë një zë dhe…

Read More

Sivjet nuk ka skijim në Evropë

Shumica e resorteve të skive në Europë janë mbyllur me qëllim parandalimin e shtimit të numrit të të infektuarve me COVID-19 përgjatë periudhës së Krishtlindjes. Kudo shikohet një skenë tradicionale dimërore, por asnjë turist për ta shijuar. Pas presionit të ushtruar nga Gjermania, Franca dhe Italia, Austria është një nga vendet e fundit që po merr në konsideratë të mbyllë resortet dimërore. Ministri austriak i Turizmit ka akuzuar qeverinë gjermane se ka ndërhyrë në punët e brendshme të shtetit, pasi Angela Merkel kërkoi një ndalim të pushimeve të organizuara në…

Read More

Gjermania me masa kufizuese deri me 10 janar 2021

Për shkak të nivelit të lartë të të infektuarve Gjermania vendosi që masat kufizuese do të vijojnë të mbeten në fuqi të paktën deri në 10 janar. Çka do të thotë se restorantet, baret, palestrat do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura dhe gjatë vitit të ri do të reduktohen kontaktet mes qytetarëve, ndonëse pritet që disa kufizime të lehtësohen për Krishtlindje. E ndërsa Rusia raporton për 589 viktima në ditë shefi i Kremlinit, Vladimir Putin urdhëroi autoritetet ruse që nga java tjetër të nisin vaksinimin masiv e vullnetar të…

Read More