Babë, bir e nipë u plagosën mbrëmë në Pejë, policia sot jep detaje të reja

Mbrëmë rreth orës 21:00 në Pejë janë plagosur tre persona. I dyshuari kryesor Melos Rrustemi është prangosur dhe me rastin në fjalë po merren organet e hetuesisë. IndeksOnline ka raportuar se të plagosurit janë babë, bir dhe nip. (Shaban Dobra, Fisnik Dobra, Andi Dobra) Lidhur me rastin në fjalë, detaje të reja sot kanë dhënë nga policia e Kosovës. ” VRASJE NË TENTATIVË- Rr. Vëllezërit Gërvalla, Pejë 02.01.2021-21:02. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti ka shtënë me arme zjarri ne drejtim të tre viktimave meshkuj kosovarë.…

Read More

Ndërron jetë profesori universitar, Riza Smaka

Ka ndërruar jetë në mëngjesin e sotëm profesori universitar dhe njohësi i së drejtës, Riza Smaka. Profesori i njohur, ka qenë edhe deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës nga viti 2008 deri në vitin 2011. Smaka ishte anëtar i Komisionit për hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Po ashtu, profesor Smaka ishte një nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës. Smaka ka lindur në Rugovë të Pejës, më 1943. Diplomoi në Fakultetin Juridik më 1971, pastaj e kreu provimin e jurisprudencës, ku magjistroi më (1979 ) dhe…

Read More

“Aksham pazarë”: Hoti po mundohet t’a emroj drejtorin e AKI-së

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se ka dërguar te Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, propozimin e ri për drejtor. Hoti ka deklaruar se ka qenë iniciativë e tij shkarkimi i Drejtorit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Kreshnik Gashi. Ai ka bërë të ditur se ka dërguar tek Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, propozimin e ri për drejtor. “Është e drejtë e imja kushtetuese që të marrë këso vendime kurdo që është e nevojshme , mua nuk më lejohet që të flas për ato çështje. Në bazë…

Read More

Zemaj: Vaksinat kundër COVID-19 vijnë në muajin shkurt

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka konfirmuar se vaksinat kundër COVID-19 vijnë në muajin shkurt. Zemaj në RTK ka thënë se kontigjenti i parë i vaksinave antiCovid në Kosovë do të vijnë në muajin shkurt. Tutje ministri Zemaj ka thënë se kosovarët duhet të kenë durim, besim dhe angazhim përmanent në frontin e përbashkët kundër pandemisë COVID-19. “Sapo me erdhi emaili zyrtar se kontigjenti i parë i vaksinave do të vijnë në muajin shkurt. Ky është lajm i jashtëzakonshëm për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Zemaj.

Read More

Votohet në lexim të parë projektbuxheti i 2021

Me 64 vota për, me asnjë kundër dhe asnjë abstenim, është votuar projektbuxheti i vitit 2021, raporton IndeksOnline. Votimi është bërë pas një debati të gjatë dhe të ashpër mbi ndarjet buxhetore mes pozitës dhe opozitës. Partia Demokratike e Kosovës i ka dhënë mbështetje projektligjit të Buxhetit, ndërkaq Vetëvendosje ka votuar kundër. Ndërsa nënkryetarja e Kuvendit Arbërie Nagavci deklaroi se sërish do të ketë seancë ditën e nesërme me fillim nga ora 14:00 që të finalizohet buxheti i vitit 2021.

Read More

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani nesër thërret partitë politike në takim

Shefi i kabinetit të U.D të Presidentes në Detyrë, Faton Peci i ftuar në emisionin televiziv në Kanal 10 ka thënë se znj. Osmani qysh nesër do të ftoj në takim të gjitha partitë politike për të caktuar datën e zgjedhjeve, verditktin e të cilave e dha sot Gjykata Kushtetuese. “Ne planifikojmë qysh nesër, t’i ftojm të gjitha partitë politike për t’u dakorduar për datën e zgjedhjeve”, ka thënë Peci për Kanal 10. Ai ka shtuar se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë obliguese për të gjitha institucionet. Sot, Gjykata Kushtetuese…

Read More

Hoti paralajmëron masa shtesë për festat e fundvitit

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka bërë të ditur përmes postimit në facebook se do merren masa shtesë anti-Covid në prag të festave të fundvitit. Hoti fton qyetarët që festat t’i presin pran familjeve të tyre duke evituar grumbullimin e turmave kudo. Postimin e z. Hoti lexoni të plotë më posht: SITUATA DHE KOORDINIMI PËR MASAT ANTI-COVID Kemi bërë analizën e ndikimit të masave anti-covid që i kemi marrë më 11 nëntor, të cilat padyshim se kanë dhënë rezultat. Kategorizimi i komunave iu ka ndihmuar qytetarëve dhe shtabeve lokale për…

Read More

Gjenden mbetje mortore në Rahovec dhe Prizren

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në llogarinë e tij facebook ka njoftuar se sot janë kryer gërmimet në dy lokacione, në Rahovec dhe Prizren ku janë gjetur mbetje mortore të personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë. Lexoni të plotë postimin e z. Hoti: Në kuadër të angazhimeve dhe përkushtimit maksimal për zbardhjen e fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, sot janë kryer gërmimet vlerësuese në dy lokacione të këtyre komunave dhe kanë rezultuar me gjetje të mbetjeve mortore. Informatat e…

Read More

Jashari: Sami Lushtaku ishte në Gjermani nga viti 93 deri 98. Ai u bë komandant por qëndroi larg fronteve të luftës

Në emisionin Debat Plus sonte ishte i ftuar, Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari ku gjatë emisionit Jashari bëri akuza të rënda në drejtim të ish-komandantit të UQK-së në Drenicë, Sami Lushataku. Ai ka thënë se sipas informatave që i ka marrë nga qytetarët, Sami Lushtaku ka qëndruar larg fronteve të luftës, shumë rrallë është ardhur tek lagjja e Lushtakëve. “Nuredin Lushtaku dhe Bashkim Jashari kanë qëndruar gjatë tërë kohës tek Lagja e Lushtakëve. Nura dhe Bashkimi kanë thënë se Samia shumë rrallë ka ardhur tek Lushtakët edhe kur…

Read More

E bojkoton në kuvend, Rama e pret në takim presidenten Osmani

Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama i ka mjaftuar një postim i shkurtër për të prezantuar një takim të përbashkët në mes tij dhe presidentes në detyrë të Kosovës znj. Vjosa Osmani. Znj. Osmani është duke qëndruar për një vizitë zyrtare tre ditore në Shqipëri, me ç’rast ajo atje kishte zhvilluar disa takime dhe aktivitete, siç ishte takimi me homologun e saj Ilir Meta, dhe më pastaj  ditën e sotme mbajti një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë. Ndër të tjera ajo ka kërkuar nga parlamenti shqiptar të bashkojnë forcat dhe të…

Read More