“Me Çlirimtarët”, slogani i NISMA Socialdemokrate

Është zbuluar slogani i partisë NISMA SOCIALDEMOKRATE. “Me Çlirimtarët”, është fjala që ka zgjedhur kjo parti me lider Fatmir Limaj. “UÇK nuk është e kaluara, është themeli i shtetit. Ne jemi krenar me këtë trashëgimi dhe do ta mbrojmë atë.Me Çlirimtarët- këta jemi ne, kjo është ajo që na definon”, shkruan Limaj në facebook. Kujtojmë që edhe partitë e tjera tashmë kanë bërë publikuar sloganet e tyre për zgjedhjet parlmentare të 14 Shkurtit./Indeksonline.net

Read More

Vendos PZAP-ja: rrëzon ankesën e VV-së, Albin Kurti mbetet jashtë listës zgjedhore

Burime brenda PZAP-së kanë bërë të ditur se ky organ e ka shqyrtuar ankesën e Vetëvendosjes dhe e konsideron të paligjshme ankesën e LVV-së lidhur me moscertifikimin e subjektit dhe kandidatëve për deputetë, të cilët janë dënuar për vepra penale në tre vjetët e fundit. Vendimi për VV pritet të publikohet sot gjatë ditës. “Ne sot jemi duke i publikuar të gjitha vendimet e ankimuara nga partitë për vendimet e KQZ-së. Pavarësisht shantazheve e presioneve që kanë ardhur nga palët ankuese, PZAP-ja po e kryen me profesionalizëm të plotë punën…

Read More

Kancelari i Austrisë: Pa marrëveshje me Kosovën, Serbia s’mund të hyjë në BE

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, ka deklaruar se Beogradi zyrtar duhet të jetë i vetëdijshme se nuk do të pranohet në Bashkimin Evropian pa normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Kosovën. Në një intervistë për “Kurir”-in, Kurz kujtoi se ai e kishte vizituar Beogradin dy vjet më parë, duke iu përgjigjur pyetjes nëse njohja e Kosovës mund të vendoset si kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE. Ai vuri në dukje se të dy palët duhet të bien dakord mbi një normalizim të përhershëm dhe gjithëpërfshirës të marrëdhënieve dhe se…

Read More

Reduktime të ashpra të ujit në Prishtinë

Ka dy ditë që Fushë Kosova e disa lagje të Prishtinës po përballen me mungesë të ujit të pijshëm. Qytetarët të revoltuar me këtë gjendje edhe 20 vite pas luftës, në vazhdimësi kanë dërguar ankesa për këtë gjendje në të cilën ndodhen. Në lidhje me këtë situatë KRU “Prishtina”, ka njoftuar se  për shkak të situatës së krijuar së fundmi nga niveli i lartë i turbullirës në kanalin e Ibër Lepencit, kanal prej të cilit merret uji i pa përpunuar për tu trajtuar pastaj për pije ( ITUP Shkabaj /…

Read More

PZAP sot publikon vendimin për certifikimin e kandidatëve

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa sot, me 26 janar, ditë e marte do të marrë vendimin lidhur me ankesat e subjekteve politike për moscertifikimin e listave me kandidatët për deputetë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit. Këtë lajm e ka bërë të ditur, Mulë Desku, kryesues i sekretariatit në institucionin e PZAP-it. “Sot gjatë ditës vendosen rastet dhe do të publikohen”, ka thënë Ndërkaq, në faqen zyrtare të PZAP-së thuhet se vendimi do të kumtohet në afatin më të shpejtë të mundshëm. “Përmes…

Read More

FSK po bënë historinë në angazhimin e parë ndërkombëtar në ruajtjen e paqes dhe sigurisë botërore

Në një ceremoni ushtarake, në prezencën e autoriteteve civile dhe ushtarake, në bazën Camp dodge, të Johnston, të shtetit të Iowa-s, është realizuar ceremonia parazbarkuese e  grupit të parë  734 Regional Support Group të Gardës Kombëtare të IOWA pjesë e të cilit do jenë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në misionet paqeruajtese ndërkombëtare. Me këtë rast, në emër të Republikës së Kosovës, MM/FSK Kolonel Ilir Qeriqi, Atashe i Mbrojtjes në Ambasadën e Kosovës në SHBA iu drejtua me një fjalë  rasti  ushtarëve të rreshtuar në këtë ceremoni ku…

Read More

Bëri punë dënimin me gjobë prej 2 mijë euro për PDK-në, Hoxhaj reflekton, tani shifet me maskë tek viziton bizneset në Suharekë, atje premton 500 milionë euro ndihmë për bizneset

Sot është raportuar se, Partia Demokratike e Kosovës është dënuar me gjobë prej 2 mijë eurosh për shkelje të masave antiCOVID gjatë parafushatës zgjedhore. Dhe ky dënim del të rezultoj pozitiv sepse sot kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj është parë që ka filluar të reflektoj duke përdorur maskën gjatë debatit me njerëz. Hoxhaj, sot ka vizituar bizneset në Komunën e Suharekës, ku ka prezantuar Planin e Rimëkëmbjes Ekonomike. Gjatë vizitave në mobilierinë “Graniti”, fabrikën për përpunimin e pijeve freskuese “Burimi-AG” dhe fabrikën e…

Read More

Thirrje të pakoordinuara për verifikimin e votuesve

Jehon Gorani nga Kosova, i cili qe shumë vjet jeton dhe vepron në Belgjikë, ka pranuar dy thirrje telefonike nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), për të marrë të dhënat e tij që të verifikohet si votues për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që do të mbahen më 14 shkurt. Pasi ka aplikuar për votim me postë më 16 janar dhe më 22 janar kishte marrë konfirmimin automatik se aplikacioni i është pranuar, ai është telefonuar. “Telefonatën e parë e kam marrë një ditë më vonë, të shtunën paradite me ç’rast…

Read More

“Kohë për rrëfim”/ Libri më i ri i Ismail Kadaresë

Qysh para tri viteve, shkrimtari i madh shqiptar ismail Kadare ishte libri i fundit që botoi me titull “Kur sunduesit grinden”. Tani, Kadare vjen për lexuesin me një libër të ri. “Kohë për rrëfim” është libri i ri që shtëpia Botuese “Onufri” do të hedh në treg më 28 janar, ditën e lindjes së shkrimtarit, lajm ky i bërë në një bisedë të gjatë me Alda Bardhylin. “Kadareja flet shumë haptazi me Alda Bardhylin, për marrëdhënien e tij komplekse dhe të rrezikshme me klanin Hoxha dhe sidomos me diktatorin Enver.…

Read More

Hoti e krahason LDK-në me Liverpoolin: Ekziston qe një shekull, ka themele të forta

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, dhe ministrja në detyrë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, kanë marrë pjesë në inaugurimin e stadiumit të klubit të futbollit “2 Korriku”, në Prishtinë. Hoti me këtë rast tha se shumë projekte që janë nisur kohë më parë janë përfunduar falë punës dhe angazhimit të Qeverisë së udhëhequr nga ai. Madje, ai LDK-në po e krahason me ekipin e tij të parapëlqyer Livepoolin. Ai tha se ndonëse klubi anglez kohët e fundit nuk po tregon rezultat të mirë, është ekip që ekziston që…

Read More