Ushtria amerikane trajnon shoferët e FSK-së

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka njoftuar se ushtria amerikane do t’i ndihmojë FSK-së edhe në një fushë. Në një postim në Facebook thuhet se do të ndihmohen shoferët e FSK-së në automjete të caktuara. “Dje ushtria amerikane ka siguruar trajnimin për shoferë dhe familjarizimin në mekanikë në Automjetin e Sigurisë dhe të Blinduar M1117 (M1117 Armored Security Vehicle). Ky trajnim mbështet FSK-në për tranzicionin 10 vjeçar. Shoferët e FSK-së tani do të ndërtojnë një plan trajnimi që ofron mundësi të mëdha të transportit për njësitë e sigurisë”, thuhet në…

Read More

Dënohet Derek Chauvin për vrasjen e George Floyd / Obama: Drejtësia u vendos

Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara ë Amerikës, Barack Obama ka postuar në profilin e tij një reagim pasi u shpall fajtor Derek Chauvin për vrasjen e afrikano-amerikanit George Floyd në maj të vitit të kaluar. Ish-polici i qytetit Mineapolis të SHBA-së, Derek Chauvin 45 vjeçar ishte filmuar duke shtypur Floydin me gju në qafë për më shumë se nëntë minuta. Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, e ka përshëndetur vendimin e gjykatës në Mineapolis. Përmes një postimi në Facebook, Obama ka shkruar se për gati një…

Read More

SHBA-ja udhëzon edhe qytetarët e saj të vaksinuar që të mos udhëtojnë drejt Kosovës

Në udhëzimin e udhëtimit për qytetarët amerikanë, tashmë e përvetësuar nga Departamenti i Shteti me bashkëpunim me Qendrën për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, e ka renditur Kosovën si vend me rrezikshmëri shumë të lartë. Edhe personave të vaksinuar i është rekomanduar fuqishëm të mos udhëtojnë në Kosovë. Edhe pse Kosova vetëm se ishte pjesë e vendeve që konsiderohen si vende me rrezikshmëri të lartë, udhëzimit i shtohen edhe afër 130 vende të reja, raporton Deutsche Welle. Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi që bota “po i afrohej shkallës më të…

Read More

FIFA mbështetë UEFA-n, dënon krijimin e ‘European Super League’

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA ka dënuar ashpër idenë për themelimin e Superligës së Europës. Dymbëdhjetë klube të mëdha të futbollit njoftuan të dielën për krijimin e ‘European Super League’ dhe kanë hyrë në konflikt të hapur me Champions League, UEFA-n dhe me ligat, shkruan IndeksOnline Për këtë ka reaguar edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino. “Në FIFA, ne kundërshtojmë me forcë krijimin e Superligës. Kjo cilësohet si kampionat privat dhe një ndërprerje me institucionet aktuale. Nuk ka dyshim për mosmiratimin e FIFA-s. Kemi mbështetje të…

Read More

Biden i premton Vjosa Osmanit, vaksina anti-Covid për Kosovën!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden i ka shkruar një letër presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Ndër të tjera, në këtë letër, presidenti më i fuqishëm botëror i ka premtuar vendit tonë ndihmë në rimëkëmbjen nga pasojat e pandemisë Covid-19. “Presidenti Biden i është përgjigjur edhe kërkesës së Presidentes Osmani që SHBA-të të ndihmojnë me vaksina, bazuar në letrën e saj të 19 marsit. Presidenti Biden ka potencuar se me shtimin e sasisë së vaksinave, SHBA-të do të punojnë me partnerët për shpërndarjen e tyre dhe se…

Read More

Arben Vitia nënshkruan urdhrin administrativ, hapet rruga për blerjen e vaksinave nga Pfizer

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia e ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për vaksinat anti-Covid. Sipas këtij dokumenti, vaksinat duhet të kenë miratimin e EMA-së ose FDA-së. Ky UA i hap rrugë blerjes së vaksinave nga kompania Pfizer Udhëzimi Administrativ për Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 01/2015, Autorizimi për Marketing për Produktet Medicinale i cili i hap rrugë sjelljes së vaksinave anti-Covid në Kosovë, është nënshkruar nga ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, shkruan Gazeta Shneta

Read More

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

Sot në ora 11:00 do të mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës, shkruan Indeksonline. Rendi i ditës: I. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit, II. Përgatitjet për Seancë të re plenare: 1.      Deklarimet jashtë rendit të ditës,null 2.      Pyetjet parlamentare, 3.      Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme, 4.      Ndryshimi dhe plotësimi i Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,5.      Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e  Kodit nr. 04/L-123 të Procedurës Penale, i ndryshuar dhe plotësuar me…

Read More

Aksident në Klinë një person i vdekur dhe dy të lënduar, Policia jep detaje

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur pak më parë në magjistralen Pejë-Prishtinë. Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar edhe dy persona të tjerë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova i cili tha se vdekjen e viktimës e kanë konfirmuar ekipi mjekësor.null “Në fshatin Grabanicë të Komunës së Klinës, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave. Si pasojë e këtij aksidenti dy persona kanë pësuar lëndime trupore, ndërkaq një i tretë ka pësuar me fatalitet.…

Read More

Plagosja me armë në degën e PD në Kavajë/ Kush është autori me 2 mbiemra, i dënuar më parë për vrasje

Ndriçim Tahiri, i njohur ndryshe si Ndriçim Jonuzi është autori që plagosi Bledi Oshtunin në degën e PD në Kavajë.null Burime për Top Channel bëjnë me dije se është me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimit në një vend të BE-së. Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma më date 29.05.2007 me vendim të Gjykatës së Torinos, Itali dhe është dënuar me 8-vite burgim për vrasje pa dashje. Në mars 2014 është arrestuar në Kavajë për llogari të krimit të kryer në Itali,…

Read More