Meghan Markle vrapoi/ajo dhe Harry dëshiruan pavarësi dhe kontrolluan çdo spital para se të sillnin vajzën e tyre në jetë

Princ Harry dhe Meghan ditë më parë u bënë prindër për herë të dytë. Dyshja kishin vendosur që të kryejnë lindjen e vajzës në spital, por që primare të jenë siguria dhe privatësia, transmeton Indeksonline. Sipas ‘People’, ata kishin kontrolluar çdo spital i cili do të mund t’iu përshtatej stilit të tyre. Burime të afërta të tyre janë shprehur se kujdesi për Meghan dhe vajzën e tyre ishte shumë i kujdesshëm, duke kaluar edhe këtë lindje ashtu siç dëshironin./Indeksonline/

Read More

Biden pritet të sigurojë aleatët për angazhimin e SHBA ndaj klauzolës së Natos për mbrojtjen reciproke

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) do të diskutojë rishikimin e konceptit të saj strategjik kur udhëheqësit e saj, përfshirë Presidentin amerikan Joe Biden, të mblidhen të hënën në Bruksel. Aleanca e NATO-s e rishikoi për herë të fundit dokumentin që parashtron qëllimin e saj në vitin 2010. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të organizatës, Jens Stoltenberg, kërcënimet dhe sfidat e sigurisë me të cilat përballet aleanca kanë ndryshuar që nga ajo kohë. “Për shembull, në konceptin aktual strategjik, Kina nuk përmendet me as një fjalë të vetme. Ndryshimi…

Read More

Sot në Kuvend diskutohet për situatën ekonomike në vend

Kuvendi i Kosovës sot do të vazhdojë seancën plenare. Në këtë seancë ndër tjerash do të debatohet për situatën ekonomike si pasojë e pandemisë COVID-19. Seanca do të nis në orën 10:00. Rendi i ditës: 5. Propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare, 6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-003 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-057 për Përgjegjësitë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, 7. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2020, 8.…

Read More

12 qershori dita e çlirimit të Kosovës nga ndërhyrja e NATO-s / Dita e lirisë, ngjarja që rreshtohet krah botës demokratike

Na mbetet përherë në kujtesë 12 Qershori i vitit 1999. Kjo datë bëri kthesën historike për të vazhduar tutje. 12 Qershori është Dita e Çlirimit të Kosovës nga pushtimi serb. Ka aq shumë data si nisja e bombardimeve, pavarësia etj, por në historinë tonë hyrja e trupave të Aleancës së Atlantikut Verior apo ushtrive të Fuqive të Mëdha do të mbetet kruciale dhe e pazëvendësueshme. Bota vazhdon të ketë në mendje imazhet e shumë qytetarëve kosovarë që u uronin mirëseardhje ushtarëve të KFOR-it. Me lot gëzimi në sy, me brohoritma “NATO,…

Read More

Kurti, Osmani e Konjufca shënojnë ditën e çlirimit në Shtabin e Përgjithëshëm të UÇK-së në Divjakë

Në kuader të aktiviteteve për ditën e çlirimit, kryeministri Kurti, presidentja Vjosa Osmani si dhe kryetari i kuvendit Glauk Konjufca të shoqëruar edhe nga ministri i mbrojtjes si dhe ai i punëve të brendëshme së bashku me disa deputet të kuvendit, vizituan Shtabin e Përgjithëshëm të UÇK-së në Divjakë. Kryeministri Kurti në fjalën e ti tha se pas vendosjes së shtabit të përgjithëshëm në këtë shtëpi, UÇK-ja u organizua më mirë dhe pati mundësi të zhvilloj aktivitetin e saj sulmues dhe mbrojtës kundër forcave okupatore të Serrbisë, Ai theksoi se…

Read More

Anëtarësimi në Këshillin e Sigurimit në OKB/ Meta: I bindur se vendi ynë do të përmbushë me përgjegjësi të lartë këtë detyrë dhe mision

Mes krerëve të vendit, edhe presidenti Ilir Meta ka përshëndetur anëtarësimin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB. Ai shprehet se vendi ynë është për herë të parë në 65 vite anëtarësi në këtë Organizatë të rëndësishme për paqen, sigurinë dhe stabilitetin global. Meta thekson se sfidat janë të jashtëzakonshme dhe shumë të vështira, por shprehet i bindur se vendi ynë do të përmbushë me përgjegjësi të lartë këtë detyrë dhe mision për dy vitet e ardhshme. “Përshëndes zgjedhjen sot të Shqipërisë, anëtare jo e përhershme e Këshillit të…

Read More

Me kancer në mushkëri dhe në shtyllën kurrizore këngëtarja ngriti publikun në këmbë me zërin e saj / “Kam pak muaj jetë”

Përundër vështirësive që po kalon, ajo po ja del, nuk po dorëzohet. Emri i saj është Nightbird, këngëtare e America’s Got Talent ku ngriti publikun në këmbë me interpretimin e këngës së saj, duke u bërë kështu fituesja e titullit “Golden Buzzer” për sezonin e 16. 30-vjeçarja nga Ohio i shkriu zemrat ndërsa ndau historinë e saj prekëse për betejën e saj të vazhdueshme ndaj kancerit para se të vazhdonte të interpretojë këngën me titull It’s Okay. Nightbirde emri i vërtetë i së cilës është Jane, zbuloi në audicion se…

Read More

Ministrja e MAShTI-it Arbërie Nagavci: Ky vit shkollor përfundon më 2 korrik

Arbërie Nagavci, Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka mbajtur konferencë për media me ç’rast ka folur për punën që nga koha kur e ka marrë detyrën si ministre. Ministrja Nagavci ka thënë se pavarësisht që ka pasur kërkesa që të kalohet në orar të plotë të mësimit, ky vit shkollor do të vazhdojë sipas skenarëve paraprake dhe rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik. Ministrja ka njoftuar se ndër vendimet e para në këtë post është mësimi plotësues. “Si fillim kemi marrë vendim për mësim plotësues. Na janë…

Read More

KURTI RAPORTON PËR DIALOGUN, HEDH KRITIKA PËR QEVERITË E KALUARA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e Kuvendit të së premtes ku është thirrur për të raportuar rreth procesit të dialogut me Serbinë, ka kritikuar qeveritë e kaluara për siç ka thënë ai, qasjen e gabuar në këtë proces, njofton Insajderi. Fjalimin e tij Kurti e ka filluar me kritika për përmbajtjet e raporteve për dialogun të viteve të kaluara. Ai ka deklaruar se në raportet e dialogut të vitit 2014-2018 gjenden formulime si “Serbia e ka njohur pavarësinë e Kosovës”. “Në raportin e Qeverisë për dialogun e Brukselit…

Read More

UEFA, përfaqësuesit dhe evropianët janë gati për festën e futbollit

Ishte dashur të mbahet qysh vitin e kaluar, por ja që viti 2021 po bëhet Euro 2020 e cila do të filloj në Romë dhe do të përfundojë në Londër. Kampionati Euro 2020 i cili po nis me 1 vit vonesë, do të starton në ora 21:00 me një ndeshje në mes Turqisë dhe Italisë, dy këto skuadra që njihen për suksese në fushën e lojës. Ndërkohë do të përfundojë me finalen e madhe që më 11 korrik do të luhet në “Wembley” të Londrës. Kthimi i një pjese të…

Read More