Fillon sot vaksinimi kundër Covid-19 për personat prej 75-79 me sëmundje kronike

Nga sot, Komiteti për vaksinim kundër COVID-19 ka njoftuar se në Prishtinë dhe në të gjitha komunat, do të fillojë vaksinimi i personave të moshës 75-79 vjeç me sëmundje kronike. Kjo do të bëhet sipas listës së diagnozave të pacientëve me sëmundje kronike, të dëshmuar me raport mjekësor me rastin e paraqitjes për vaksinim. MSH njofton se numri i personave që do të vaksinohen nga kategoria e të prekurve nga sëmundjet kronike brenda grup-moshës 75-79 varet nga numri i dozave të vaksinës kundër COVID-19 në dispozicion. Ndryshe, procesi i vaksinimit…

Read More

Kaq kohë do të mbajë zi Mbretëresha Elizabeth pas vdekjes së Princit Philip.

Në moshën 99 vjeçare ka ndërruar jetë Princi Philip. Nga shumë ngushëllime që kanë marrë për këtë humbje të madhe, Pallati kishte publikuar një mesazh për bashkëshortin e ndjerë me të cilin Mbretëresha kishte kaluar plote 73 vite jetë, transmeton Indeksonline. Pas kësaj humbje, në bazë të protokollit, zija duhet të zgjas për 8 ditë, ndërsa Mbretëresha duhet të qëndroj për rresht 30 ditë. “Veshja e rrobave të zeza ka qenë pjesë e kulturës mbretërore europiane për shekuj me radhë, por arriti kulmin në shekullin e 19-të me ndikimin e…

Read More

Ministri Aliu anulon tenderin prej 44 milion eurosh për mirëmbajtjen e rrugëve

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar sot gjatë ditës se ka anuluar tenderin prej 44 milion eurosh për mirëmbajtjen e rrugëve. Ministri Aliu gjithashtu ka bërë të ditur se ka anuluar edhe privatizimin e shërbimit të Patentë Shoferëve. “Të dyja këto vendime janë marrë duke pasur parasysh interesin publik dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve. Po ashtu, së shpejti do ta riaktivizojmë E-testimin për ta rregulluar mbarëvajtjen e testimit për patentë shoferë, duke shmangur kështu keqpërdorimin”, ka thënë ndër tjerash ministri Aliu.

Read More

Komuna e Prishtinës rrënon mbindërtimin ilegal në “Bregun e Diellit” në Prishtinë

Përmes një njoftimi të bërë nga Komuna e Prishtinës, është njoftuar se Drejtoria e Inspekcionit në Prishtinë ka rrënuar sot një mbindërtim ilegal në lagjen “Bregu i Diellit”. Lidhur me këtë rast qysh prej fillimit të punimeve, Komuna e Prishtinës ka thënë se inspektori i zonës i ka ndjekur të gjitha procedurat ligjore, por nuk është përfillur nga pala. “Pas shkeljes së vendimit për ndërprerje të punimeve, është nxjerrë vendimi për rrënim, me ç’rast pala ka pasur afat disa ditë për ta rrënuar vetë mbindërtimin. Meqë një gjë e tillë…

Read More

SHBA, sanksione të reja kundër Rusisë, dëbojnë 10 diplomatë

Shtëpia e Bardhë njoftoi dëbimin e 10 diplomatëve rusë dhe një raund të ri sanksionesh kundër Rusisë. Masat vijnë në përgjigje të ndërhyrjes në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar, si dhe piraterimit të agjencive qeveritare amerikane. Masat e njoftuara të enjten përfshijnë sanksione ndaj gjashtë kompanive ruse që mbështesin veprimtaritë kibernetike të vendit, përveç sanksioneve ndaj 32 individëve dhe entiteteve të akuzuara për përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar, duke përfshirë shpërndarjen e dezinformimit. Dhjetë diplomatët që po dëbohen përfshijnë përfaqësues të shërbimeve ruse…

Read More

Me 19 prill rifillon punën gastronomia

Të hënën më 19 prill pritet që sektori i gastronomisë në Kosovë të rifillojë punën pas një mbyllje dy javore, vendim ky i cili u vendos dy javë më parë nga Qeveria e Kosovës. Kjo është bërë e ditur në një njoftim për media të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, në të cilin njoftohet për një takim të përbashkët të kryetarëve të komunave me ministrin, Elbert Krasniqi dhe atë të Shëndetësisë, Arben Vitia. “Kemi bërë grupe punuese me përfaqësuesit e gastronomeve për të punuar rreth qasjes dhe punës së…

Read More

Kurti i paralajmëron ata që do t’u konfiskohet pasuria: “Vendi ynë është i vogël dhe i varfër por qytetarët tanë janë të ndershëm e të përgjegjshëm dhe duan një shtet të drejtë dhe të barabartë”

Kryeminsitri i vendit, Albin Kurti ka thënë se dje, në mbledhjen e gjashtë të qeverisë është miratuar një dokument tejet të rëndësishëm në luftimin e kriminalitetit në vend. “Në zgjedhjet e 14 shkurtit ne kemi premtuar se do ta luftojmë korrupsionin dhe krimin dhe do ta konfiskojmë pasurinë e krijuar në mënyrë të paligjshme. Dje kemi filluar pikërisht këtë. Koncept dokumenti që kaluam është hapi i parë drejt ligjit të ri për konfiskimin e pasurisë së paligjshme e të pajustifikueshme, prandaj edhe dua të ju informoj për përmbajtjen e tij,…

Read More

Sot nis procesi i vaksinimit antiCOVID për të moshuarit në shtëpitë e kujdesit dhe pacientët në dializë

Komiteti për vaksinim kundër COVID-19 njofton se sot procesi i vaksinimit kundër COVID-19 do të vazhdojë me vaksinimin e të moshuarve të vendosur në shtëpitë e kujdesit për të moshuar dhe punëtorët socialë që kujdesen për ta, në komunat ku ka Qendra të këtilla: Prishtinë, Suharekë, Skenderaj, Istog dhe Graçanicë. Gjithashtu, po sot do të vaksinohen edhe pacientët në dializë, ata të Komunës së Prishtinës në qendrën “1 Tetori”, kurse të tjerët, secili në njësinë e vaksinimit të QKMF-së në komunën ku jeton. Vaksinimi fillon nga ora 08:00-19:30. Që nga…

Read More

Qeveria sot miratoi koncept-dokumentin / I hapet rruga Projektligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

Sot, Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e saj të radhës ku si pikë të parë ka miratuar propozim -vendimin për koncept-dokumentin e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme. Ky Koncept-dokumenti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme i cili u inicua nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu parasheh hetim për pasurinë e fituar në mënyrë të paligjshme për të gjithë shërbyesit civil e zyrtarë të punësuar në institucionet publike. Albulena Haxhiu, ministrja e Drejtësisë ka thënë se me këtë projektligj do të përcaktohen saktë se cilat janë arsyet për konfiskim të…

Read More

Vaksina të modifikuara për variantet e COVID-it

Dhjetëra amerikanë po përveshin mëngët për të marrë dozën e tretë të vaksinës ndaj COVID-19. Këtë herë, vaksinat janë modifikuar për t’i mbrojtur ndaj një mutacioni shqetësues të virusit. Sidoqoftë, vaksinat që po administrohen deri më tani në Shtetet e Bashkuara ofrojnë mbrojtje të fortë. Por studimi i vaksinave të reja eksperimentale nga kompanitë Moderna dhe Pfizer shërben si hapi i parë i rëndësishëm drejt një vaksine alternative, në rast se në të ardhmen virusi mposht vaksinat e sotme. “Duhet t’i paraprijmë virusit”, tha Dr. Nadine Rouphael, nga Universiteti Emory,…

Read More