Deputeti i LDK-së, Arben Gashi e thotë për të disatën herë: Projektligji për rimëkëmbje brenda kësaj jave

Lidhja Demokratike e Kosovës mbajti mbledhjen e kryesisë, një ditë pas humbjes së zgjedhjeve në komunën e Podujevës. Arben Gashi nga kjo parti, tha se temë diskutimi ka qenë projektligji për rimëkëmbje ekonomike, i cili sipas tij këtë javë kalon në Kuvendin e Kosovës. Isa Mustafa mblodhi vartësit e tij në këtë mbledhje vetëm një ditë pasi LDK e humbi komunë të cilën e ka udhëhequr për 20 vjet. Gashi ka theksuar se do të analizojnë shkaqet e humbjes në Podujevë, që sipas tij, është bërë një shkëputje e elektoratit…

Read More

Nga 1 dhjetori, trafiku urban falas

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se trafiku urban do jetë falas për një muaj rresht me fillim nga data 1 dhjetor. Ahmeti shtoi se masat për COVID-19 do mbeten në fuqi për të gjithë ata që udhëtojnë më autobusë. “Qarkullimi me autobusët e Trafikut Urban do të jetë falas për të gjithë qytetarët për një muaj rresht, duke filluar nga nesër 1 dhjetor. Zbatimi i të gjitha rregullave dhe masave mbrojtëse kundër COVID-19 mbeten në fuqi dhe janë të obligueshme për secilin që udhëton me këta autobusë,” ka shkruar…

Read More

Kalohet edhe një seancë në kuvend pa ndonjë miratim projektligjesh apo raportesh

Sot, Kuvendi i Kosovës, nën udhëheqjen e nënkryetares Arbërie Nagavci, mbajti seancën e radhës, duke proceduar me pikat e rendit të ditës. Por, në mungesë të kuorumit, për projektligjet që ishin në rend dite dhe për (PKZMSA) 2020-2024, nuk pati vendimmarrje. Gjithashtu, në mungesë të kuorumit edhe për raportet e rendit të ditës nuk pati vendimmarrje. Fare në fund, në mungesë të kourumit seanca ndërpreu punimet duke mos shqyrtuar emërimin e Kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit të Auditimit të NP KOSTT, si dhe duke mos hyre në procedurën e zgjedhjes…

Read More

Kryetari Ahmeti ndarjen e 2 milion eurove e quan “hajgare”. I krahason me pagat e deputetëve dhe vjedhjen e thesarit të shtetit

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti e ka mirëpritur ndihmën prej 2 milion eurove, që Qeveria e Kosovës i ndau sot për bizneset. Por, në anën tjetër, Ahmeti e ka konsideruar si “pak hajgare” këtë punë. Ndihmën prej 2 milion eurosh e ka krahasuar me pagat e deputetëve, shpenzimet e reprezentaconit, shpenzimet gjyqësore dhe vjedhjen nga thesari i shtetit. Postimi i z. Ahmeti më poshtë: Qeveria paska ndarë 2 milionë euro për 156 biznese nga Programi për Rimëkëmbje Ekonomike. E di që ndihmës nuk duhet me i thënë jo, dhe se…

Read More

Qeveria ndanë 2 milion euro për 165 biznese

Ndahen 2 milionë euro për 156 biznese nga programi për rimëkëmbje ekonomike. Në kuadër të programit për rimëkëmbje ekonomike, përkatësisht masa 8, u ndanë 2 milionë euro, ndërsa përfitues janë 156 biznese, me rreth 500 punëtorë në kuadër të këtyre bizneseve. Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave për financimin e projektit në kuadër të skemës së granteve. Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se gjatë kësaj ceremonie, Hoti tha se së fundmi bizneseve u janë shpërndarë 60 milionë euro, ndërsa në bujqësi janë…

Read More

Skandaloze: Pas orës 12, të datës 30 nëntorë, Ministria e Arsimit thotë se me 30 nëntorë punohet

Qeveria, respektivisht institucionet vartëse të saja vazhdojnë ta surprizojnë për keq qytetarin e këtij vendi. Në zhargonin e përditshëm mund ta quajmë “skandal”, por ja që bëhet fjalë për ministrinë që në vetvehte ka mision arsimimin e brezave. Buja e madhe që u bë lidhur me ditën e hënë, 30 nëntorë, se a do ketë apo jo mësim, Ministria e Arsimit vjen me vonesë, me një njoftim tek pas orës 12, të datës 30 nëntorë, pikërisht për datën 30 nëntorë. Njoftimi i Ministrisë së Arsimit thotë se dita e hënë…

Read More

Zemaj siguron vaksinën e gripit sezonal pasi përfundon gjysma e sezonit të gripit

Sot ka filluar shpërndarja e vaksinave kundër gripit sezonal. Kështu ka njoftuar përmes postimit në facebook, ministri i shendetësisë Armend Zemaj. Për të pasur efekt pozitiv, vaksina e gripit sezonal është dashur të sigurohet shumë ma herët, pasi tani veç kemi hyrë në gjysmën e sezonit të gripit. Zemaj ka thënë se në funksion janë 160 500 vaksinat e para që do të fokuaohen tek grupet më të rrezikuara në shtetin tonë. “Ministria është në proces të sigurimit edhe të 50 000 vaksinave të tjera me çka arrijmë të ngrisim…

Read More

Sot pritet të merren masa tjera, nëse Kosova do të mbyllet apo jo

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se të hënën do mbajnë takim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, me ç’rast do të vendosin nëse do të marrin masa shtesë anti-COVID, duke parë se numri i vdekjeve është i lartë dhe personave të infektuar po ashtu. “Të hënën pasdite do të ulemi të bisedojmë me IKSHP dhe Bordin dhe nëse është e nevojshme që të ndërmarrim edhe ndonjë masë që e ul infeksionin dhe zbrit rastet spitalore që janë shqetësimi më i madh”, ka thënë dje Zemaj. I…

Read More

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së Joe Biden pëson lëndim në këmbë derisa luan me qenin e tij

Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden ka thyer këmbën e tij të djathë të shtunën ndërsa lunate me qenin e tij dhe me shumë gjasa atij do t’i duhet të mbajë veshur një këpucë ecjeje gjatë javëve të ardhshme “Grafitë fillestare nuk treguan fraktura të dukshme, por stafi mjekësor urdhëroi për një skaner më të detajuar ku dhe më pas u gjetën dy fraktura të vogla në mes të këmbës së tij të djathë”, shkruan në deklaratë doktori i tij, Kevin O’Connor. Frakturat janë një shqetësim i madh për njerëzit…

Read More

Kryetari Ahmeti uron Bulliqin, një gjë të tillë nuk e bën Mustafa, Veliu e Rudari

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë gjestin e duhur duke uruar menjëherë pas fitores, fituesin e zgjedhjeve në Podujevë, Shpejtim Bulliqin. Ai përmes postimit të tij në facebook ka shkruar: “Urime Shpejtim Bulliqit dhe Lëvizjes Vetëvendosje për fitoren në zgjedhjet lokale në Podujevë. Edhe pse për mandat të shkurtuar porosia e qytetarëve në Podujevë ishte e qartë! Ndërkaq, një urim i tillë nuk u bë, së paku deri në këto momente nga “institucionalistët” e LDK-së. Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, Agim Veliu apo edhe Nexhmi Rudari pas publikimit të…

Read More