Kryeministri Hoti thotë se nuk ka përmendur kurrë të jap dorëheqje

Kryeministri Hoti, përmes një postimi në facebook ka përgënjeshtuar lajmin që qarkulloj mbrëmë lidhur me një dorëheqje të mundshme të tij. “Informacionet të cilat po qarkullojnë nëpër media për dorëheqjen time janë të pa vërteta. Asnjëherë në asnjë kontekst nuk e kam përmendur dorëheqjen si opsion”, ka shkruar Hoti. Hoti e ka bërë të qartë se partitë parlamentare i kanë dy opsione, të gjejnë zgjidhje për çështjen e Presidentit ose të dakordohen për datën e zgjedhjeve. “Sa i përket zhvillimeve të fundit pas veprimeve të Dhomave të Specializuara dhe dorëheqjes…

Read More

Bajden emëron anëtarët e ekipit presidencial, Blinken sekretar i Shtetit

Presidenti i Zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Xho Bajden emëroi të hënën anëtarët kyç të ekipit të tij për politikën e jashtme. Kështu, Entoni Blinken do të jetë sekretari i ardhshëm i Shtetit, Xhejk Sallivan do të shërbejë si këshilltar për sigurinë kombëtare dhe Linda Tomas Grinfilld si ambasadore e Amerikës në OKB. Bajden zgjodhi gjithashtu Alehandro Majorkas si drejtues të Departamentit për Sigurinë e Brendshme dhe ish-senatorin dhe kandidatin e dikurshëm për president, Xhon Kerri si përfaqësues të posaçëm për çështjen e klimës. Bajden emëroi gjithashtu Evrill Hejnes drejtoreshë…

Read More

Kurti e Kosnet takohen virtualisht, bisedojnë për situatën politike në vend

Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z. Albin Kurti, së bashku me nënkryetarin, z. Besnik Bislimi, sot zhvilluan një bashkëbisedim virtual me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Philip Kosnett, dhe dy këshilltaret e tij, znj. Amy Carnie dhe znj. Mia Ter Haar. Gjatë këtij takimi është diskutuar rreth shumë temave, me fokus në situatën aktuale politike në Kosovë dhe marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve tona, si dhe gjendjen e rëndë me pandeminë dhe Gjykatën Speciale. Të dyja palët u pajtuan që të vazhdojnë komunikimin, bëhet e ditur përmes faqes…

Read More

Shuhet Grupi 6+, Adem Hodza kalon në Listën Serbe

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Hodza do të jetë pjesë e grupit parlamentar të Listës Serbe. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se deputeti goran e ka braktisur Grupin 6+. Kjo do të thotë se ky grup parlamentar do të shuhet ngase nuk plotëson numrin e deputetëve për të formuar një grup parlamentar. Lista Serbe tani pritet të ketë 11 deputetë dhe do të forcojë rolin e saj në parlament. Pikërisht tre ditë më parë, Gjykata e Prizrenit kishte liruar nga akuza e sulmit dhe e kanosjes të akuzuarin,…

Read More

Përfaqësuesi i BE-së në Kosovë: Dhomat e Specializuara nuk do ti mbajnë në përgjegjësi grupet etnike por vetëm individët

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog, ka thënë se Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar janë në funksion të gjyqësisë së pavarur me juridiksion mbi krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës dhe krimet e tjera sipas ligjit të Kosovës të kryera gjatë luftës. Szunyog gjatë një prononcimi për mediumin serb “Kosovo Online”, ka thënë se është e rëndësishme të merret gjithënjë parasysh se Gjykata Speciale do të mbajë në përgjegjësi vetëm individët dhe jo grupet etnike, organizatat ose komunitetet. “Është e rëndësishme të kihet gjithnjë…

Read More

Me 2 dhjetor, Gjykata Kushtetuese i drejtohet kërkesës së Vetëvendosjes për Qeverinë Hoti

Gjykata Kushtetuese e Kosovës do të mbajë me 2 dhjetor një seancë publike online për trajtimin e kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka kërkuar që qeveria Hoti të shpallet anti-kushtetuese. “Gjykata ka marrë vendim që të mbajë seancë dëgjimore publike më 2 dhjetor 2020 dhe për këtë do të njoftohen së shpejti të gjitha palët e interesit të përfshira në këtë lëndë”, tha Veton Dula, Drejtor i Zyrës për Komunikim dhe Informim i Gjykatës Kushtetuese. Seanca mbahet meqenëse deputeti Etem Arifi ishte i dënuar me burg në momentin e…

Read More

Kryeministri Hoti paralajmëron takimin në mes të delegacionit kosovar dhe ati të Francës për liberalizimin e vizave

Kryeministri i Qeverisë së Kosovës Avdullah Hoti ka paralajmëruar se me datën 26 dhe 27 nëntor do të takohen virtualisht delegacionet teknike Kosovë – Francë për liberalizimin e vizave. Postimi i tij në rrjetin social facebook: Më 26 dhe 27 nëntor 2020 do të mbahet takimi virtual i delegacioneve teknike nga Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës dhe ajo e Republikës Franceze, lidhur me bashkëpunim bilateral në fushën e sigurisë dhe me fokus në çështje që lidhen me liberalizimin e vizave. Aranzhimi i këtij takimi është rezultat…

Read More