Maqedonia e Veriut ka arritur marrëveshjen me kompaninë “Pfizer” për blerjen e 800 mijë vaksinave kundër COVIDIT-19. Por fillimisht, ky vend do të ketë mundësi të marrë vetëm 6 mijë vaksina dhe këto pritet të mbërrijnë në muajin shkurt. Euronews Albania raporton se, marrëveshja është pritur me një dëshpërim të lartë nga qytetarët pasi sasia e parë përmban shumë pak doza, ku do të kenë mundësi të vaksinohen vetëm 3 mijë persona. Të parët që do të vaksinohen janë punonjësit e shëndetësisë, prej të cilëve 70% janë shprehur të gatshëm…
Read MoreKategori: Rajoni
Tiranë: Nis me vrasje viti 2021! 34-vjeçari qëllon për vdekje me thikë në qafë kunatin
Tiranë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të vitit të ri 2021, ku një person ka qëlluar me thikë dhe ka vrarë kunatin e tij. Sipas policisë ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 03:45 të mëngjesit të sotëm, në rrugën “5 Maji”, ku pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta K.Sh., 34 vjeç, në gjendje të dehur ka goditur me thikë në qafë kunatin e tij V.Z., 42 vjeç, i cili si pasojë e plagës së marrë ka ndërruar jetë në spital. Njoftimi i…
Read MoreTërmeti në Kroaci, Shqipëria jep 250 mijë € ndihmë
Shqipëria i ka dhuruar Kroacisë një shumë prej 250 mijë Euro për rindërtimin pas tërmetit shkatërrues të një dite më parë. Kryeministri Edi Rama në një postim në mediat sociale njoftoi vendimin e qeverisë shqiptare dhe shton se Kroacia është shembull i rezistencës. “Sapo nënshkrova vendimin e Qeverisë së Shqipërisë për të dhuruar 250 mijë EURO për Kroacinë për të ndihmuar rilindjen e Petrinja pas tërmetit shkatërrues! Kroacia është një shembull i rezistencës dhe një model për ne në transformimin e saj të mahnitshëm në një vend krenar të BE-së”,…
Read MoreAkademia e Shkencave: Mbi 50% e popullsisë së Tiranës janë imunë ndaj koronavirusit
Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka prezantuar sot rezultatet mbi fazën e dytë të studimit seroepidemiologjik për gjendjen e imunitetit të popullsisë në situatën e pandemisë së shkaktuar nga Covid-19, sipas të dhënave prej depistimit. Sipas mjekut Sulçebe, në popullatën e Tiranës kemi 50% imunitet: “Në fund të 2020 mbi 50% e popullsisë së Tiranës janë imunë ndaj koronavirusit. Përparësi të vaksinohen ata që nuk e kanë kaluar infeksionin. Sepse janë më të brishtë. Të tjerët kanë anti-trupa“. “Studimin e realizuam në tre faza për të parë si ishte gjendja…
Read More“Çështje javësh”/ Rama takon mjekët: Ju do vaksinoheni të parët, po bëhet gati struktura te stadiumi “Air Albania”
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ishin sot në spitalin Infektiv ku takuan mjekët dhe i falenderuan për punën e bërë deri më tani, ndërsa njoftuan se ata do të jenë të parët që do të marrin vaksinën. Rama tha se për procesin e vaksinimit po bëhet gati një strukturë tek stadiumi “Air Albania” për procesin e vaksinimit ndërsa tha se vazhdojnë përpjekjet për sigurimin e vaksinës në disa rrugë. “Ju jemi shumë mirënjohës , kemi respektin më të madh. Shumë respekte një sakrificë e jashtëzakonshme, ndodh…
Read MoreMegaoperacion Shqipëri-Belgjikë-Gjermani/ Sekuestrohen 1 ton kokainë, 10 shqiptarë në pranga
Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar antidrogë i koduar “ATOS”. Operacioni nga Policia e Shtetit, Policia belge dhe ajo gjermane. Operacioni u zhvillua prej datës 15 dhjetor deri më datën 21 dhjetor, në Shqipëri dhe Belgjikë. Operacioni i nisur prej vitit 2018 nga strukturat hetimore antidrogë të Policisë së Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda (në vijim deri në finalizim nga SPAK-u). Gjatë vitit 2018, antidroga e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Policinë gjermane ka zhvilluar operacionin policor të koduar “Paraguaj”, si rezultat i të cilit është…
Read MoreNë Shqipëri i reagojnë Kurtit por nuk reagojnë ndaj “Transparency International” i cili thot se atje ligjet miratohen për grupe të interesit
Përmes një postimi në facebook, dje Lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti ka ngushlluar familjarët e Klodian Rashës, djalit 25 vjeçarë që u vra nga një efektiv policie javën e kaluar. Ai tha se protestat e zhvilluara në Shqipëri kundër vrasjes së Klodianit i ka parë si jehonë kudo mes shqiptarëve. Në kritikën e z. Kurti u përmenden fajtorët e sistemit në Shqipëri për një degardim dhe zhgënjim tek rinia shqiptare. Ai tha se tani “majat e pushtetit politik e shoqëror, biznesor dhe mediatik” le t’i shohin gabimet e tyre…
Read MoreRaporti i ”Transparency International”: Shqipëria ka rënie të demokracisë dhe rritje të korrupsionit. Thonë se ka “ligje me porosi”
Shqipëria vazhdon të lëngojë nga mungesa e demokracisë dhe rritja enorme e korrupsionit. Besar Likmeta, kryeredaktor i BIRN është intervistuar në Euronews Albania ku ka thënë se raporti i “Transparency International” dhe raporte të ngjashme me të, tregojnë një rënie të demokracisë dhe rritje të korrupsionit në vend. “Unë e vlerësoj në bazë të raporteve të ngjashme që kanë dalë për rajonin gjatë viteve të shkuara dhe gjatë këtij viti, ku regjistrohet një rënie e demokracisë dhe mirëqeverisjes dhe një rritje e korrupsionit dhe kapjes së shtetit”, u shpreh z.Likmeta.…
Read MorePara kryeministrisë së Shqipërisë protestohet për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Shqipëri. Është vrarë një 25 vjeçarë me emrin Klodian Rasha pranë shtëpisë së tij, i cili u ekzekutua nga një efektiv policie. Pas kësaj ngjarje makabre, menjëherë është organizuar një protestë. Protesta në fillim nisi para objektit të Ministrisë së Brendshme, ku u kërkua dorëheqja e ministrit Sandër Lleshaj, për t’u zhvendosur më pas tek Kryeministria. Disa pjesëmarrës në protestë i kanë vendosur zjarrin pemës së dekoruar për festat e fundvitit që ishte vendosur në sheshin përpara Kryeministrisë. Protestuesit tentuan të hapin…
Read MoreShqiptari i parë Abazoviq në qeverinë e Malit të Zi
Zdravko Krivokapiq është zgjedhur kryeministër i Malit të Zi, ndërkaq Abazoviq merr postin e nën.kryetarit të qeverisë. Me 41 vota pro, nga 81 në total është votuar qeveria e re e Malit të Zi, e kryesuar nga Zdravko Krivokapiq. Kryeministri i sapozgjedhur, Krivokapiq, njoftoi para betimit se qeveria e tij përgjatë mandatit prej katër vjetësh, do të përfaqësojë zbatimin e demokracisë së drejtpërdrejtë. Nënkryetar i qeverisë do të jetë kryetari i Lëvizjes Ura, Dritan Abazoviq, i cili bëhet shqiptari i parë në një post kaq të rëndësishëm në Malin e…
Read More