Çfarë është e pse festohet Shën Valentini ose ndryshe i quajtur “mbrojtësi i dashurisë”?

Dita e Shën Valentini festohet çdo vit me datën 14 shkurt. Festohet si dita kur njerëzit ia shfaqin dashurinë një personi tjetër përmes dhuratave të ndryshme, duke përfshirë dërgimin e kartolinave, luleve apo çokollatave.

Por, kush ka qenë Shën Valentini?

Ka shumë histori rreth asaj se kush ishte Shën Valentini. Kryesisht besohet se Shën Valentini kishte qenë prift nga Roma gjatë shekullit të tretë. Sot konsiderohet si shënjtor dhe dëshmor i kishës katolike dhe orthodokse. Thuhet se lindi rreth vitit 176. Përqafoi krishterimin dhe u emërua peshkop i San Feliciano di Folinjos. Vdiq në Romë me urdhër të perandorit Aurelian në vitin 270. U varros në kodrën e Ternit, qytet në të cilin ishte peshkop nga viti 197 dhe është ende sot shenjt mbrojtës i tij.

Në vendin ku u varros ngrihet sot një bazilike në të cilën ruhen teshat e tij; pranë, një shtatore argjendi mban shkrimin:Shën Valentini mbrojtësi i dashurisë.

Dihet se në atë kohë, Perandori e kishte ndaluar martesën sepse kishte menduar se meshkujt e martuar janë ushtarë të dobët. Por Valentini kishte besuar se ai rregull është i padrejtë, dhe i kishte thyer rregullat duke i martuar çiftet fshehtazi.

Kur perandori e kishte kuptuar, ai e kishte burgosur Valentinin dhe e kishte dënuar me burg të përjetshëm.

Në burg, Valentini kishte rënë në dashuri me vajzën e rojtarit të burgut dhe kur ishte dërguar për t’u pushkatuar me 14 shkurt, i kishte dërguar asaj një letër me nënshkrimin “nga Valentini yt”!

Më vonë, kisha kishte vendosur ta shndërronte një festival dhe ta kujtonte emrinë e Shën Valentinit si festë e krishtere.

Gradualisht, emri i Shën Valentinit kishte filluar të përdorej nga njerëzit për t’ia shprehur ndjenjat e dashurisë personit që e dashuronin.

Related posts