Çfarë spektakli në Australian Open, Thiem eliminon Kyrgiosin

Një nga ndeshjet më të mira të vitit 2021 është zhvilluar sot mes Dominic Thiem dhe Nick Kyrgios.

Edhe pse tenisti australian, Kyrgios ishte duke e fituar meçin me rezultat 2-0 në sete, ndodhi kthimi fantastik i tenistit numër 3 në Botë, shkruan IndeksOnline.

Në setin e tretë, Thiem fitoi 6-3, për ta barazuar rezultatin në 2 me 2 gjatë setit të katërt [6-4]. Në setin final, Thiem arriti ta mposhte me rezultat 6-4, për ta eliminuar tenistin simpatik, Kyrgios.

Në 1/8 e finales, Thiem do të luaj ndaj Dimitrovit./IndeksOnline/

Related posts