Cila është historia prekëse që fshihet pas fotos më të bukur të vitit 2020

Viti 2020 ka qenë një vit i vështirë dhe sfidues për secilin nga ne. Shumë nga momentet e këqija dhe të vështira të 2020-ës janë edhe të dokumentuara në shkrepje fotosh.

Një nga fotot më të bukura të 2020-ës si fituese është zgjedhur fotoja e Ocean Photograph Awards në revistën Oceanographic, shkruan BBC. Fotoja e bërë në Australi është realizuar nga Tobias Baumgaertner.

St. Kilda Pier në Melburn ka një koloni prej rreth 1,400 pinguinësh “zana”, specia më e vogël e pinguinit me një lartësi mesatare prej vetëm 33 cm dhe e gjithë kolonia monitorohet nga vullnetarë.

“Një vullnetar mu afrua dhe më tha se pinguini i bardhë ishte një zonjë e moshuar që kishte humbur partnerin e saj dhe mesa duket, edhe pinguini pranë saj, kishte humbur partneren e tij”, shkroi Baumgaertner në Instagram.

Autori i fotos ka qëndryar tre mbrëmje me pinguinët për të realizuar këtë foto dhe ka treguar:

“Që atëherë, pinguinët e ve takohen rregullisht, duke ngushëlluar njëri-tjetrin dhe duke qëndruar së bashku për orë të tëra nën dritat e qytetit. Me pamundësinë për të mos përdorur dritë dhe me pinguinët e vegjël që lëvizin vazhdimisht, ka qenë shumë e vështirë të shkrepje një foto.”

Related posts