Coca-Cola gurgullon në Korenë e Veriut, por a është e njëjta gjë? Zakonisht JO

Coca-Cola është ndoshta marka më e njohur në botë, një simbol pothuajse i pashmangshëm i tërheqjes globale të kulturës konsumatore të stilit Amerikan. Ka vetëm dy vende në botë ku Coca-Cola nuk funksionon zyrtarisht, dhe njëri prej tyre është Koreja e Veriut.

Por edhe Korea e Veriut po zhvillon një shije mjaft të mirë për kola – megjithëse shishet e etiketuara kuq e bardhë ka të ngjarë të mos jenë saktësisht e njëjta gjë dhe shija e tyre ngjason pak me shijën e zakonshme.

Koreja e Veriut dhe Kuba janë vendet e vetme ku Coca-Cola Co. nuk ka operacione, tha drejtoresha e komunikimit Ann Moore. Coca-Cola nuk bën biznes me asnjërën prej tyre për shkak të sanksioneve.

Megjithatë, kjo nuk e ndalon Coca-Cola-n të kalojë kufirin e Koresë së Veriut.

Coca-Cola Kineze në shishe që mban etiketa kineze nuk është e vështirë të gjindet në kryeqytetin relativisht të pasur të Koresë së Veriut,në  Pyongyang, Coca-Cola është shitur në dyqane ushqimore të pasura që i shërbejnë elitës së kryeqytetit dhe një numri në rritje të banorëve të klasës së mesme, të cilët gjithnjë e më shumë po fitojnë para të gatshme të mjaftueshme përmes bizneseve anësore sipërmarrëse për të blerë më shumë sesa gjëra të domosdoshme.

Coca-Cola nga Kina mund të pihet në hotelet ndërkombëtare të frekuentuara nga vendasit të cilët mund të përballojnë çmimet e tyre të larta dhe nga turistët e huaj dhe njerëzit e biznesit, shumica e tyre gjithashtu nga Kina. Pamjet e Pepsi janë më të rralla.

Colat që shërbehen në restorante dhe në rrjetetet e dyqaneve tipike të Koresë së Veriut, ka të ngjarë të jenë imitime lokale, megjithëse një nga më të njohurat, nga distanca, mund të kalonte lehtësisht si Coca-Cola.

Shishja e saj 1.25 litërshe ka të njëjtën formë si Coca-Cola, etiketën e kuqe dhe të bardhë si Coca, kapakun e kuq dallues. Por në vend të karaktereve të zakonshëm të fonetit kinezë për Coca-Cola, ajo ka “Pije Sode e ëmbël me aromë kakao” të shkruar në etiketë me shkronja të verdha koreane.

Etiketa permaban Logon, adresën dhe numrin e telefonit te mbushësit “Wonbong Trading” Co. in Pyongyang, ky numër telefoni është i qasëshëm vetëm për numrat branda Koresë së Veriut.

Në vitin 2000 pati zëra që Coca-Cola mund të hyjë zyrtarisht në tregun KoreanoVeriorë, por kjo nuk u bë e mundur përshkak të zhvillimt të programit bërthamorë të Koresë së Veriut, gje që Shtetet e Bashkuara ishin kundër, kjo bëri që sanksionet të ashpërsohen.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.