Dafina Zeqiri bën thirrje për t’i ndihmuar fëmijëve në nevojë

Këngëtarja e mirënjohur Dafina Zeqiri në rrjetin e saj social ka bërë thirrje për të ndihmuar fëmijët në nevojë.

Ajo ka kërkuar nga të gjithë ndjekësit e saj t’i bashkohen nismës dhe të japin aq sa kanë mundësi për fëmijët më pak fatlumë.

“Në këtë kohë të dhënies, shpresoj që me ndihmën e juaj të mbledh disa fonde për të mbështetur punën e çmueshme që kryhet nga “Nëna dhe fëmija i lumtur”! E gjithë puna e tyre bëhet mbi baza vullnetare, ata janë plotësisht të varur nga donacionet për të mbajtur dyert e tyre të hapura dhe për të siguruar ndihmën shumë të nevojshme për familje jashtëzakonisht të varfër në gjendje dëshpëruese që kanë nevojë për ndihmë. Bamirësia siguron gjëra themelore të tilla si ushqim, veshmbathje dhe kur është e mundur mbështetje monetare për strehim dhe shërbime komunale”, ka shkruar ndër të tjera Dafina Zeqiri.

https://o-2741.cloudtraff.com/a0c75c03-0191-4d79-b70f-033c42da8bd1?subPublisher={affiliate_id}&source={affiliate_sub_id}&clicktag={unique_clickid}

Related posts