Deklarohet avokati i rastit të vrasjes së Albert Krasniqit: Vrasja ishte aksidentale

Ka folur për media, avokati i babit të Albert Krasniqit, personi që mbrëm vrau djalin e tij Albertin, pas një zënke familjare që u raportua në medie.

Ramiz Krasniqi, avokat i Skënder Krasniqit, ka thënë se vrasja e mbrëmshme ishte aksidentale. Avokati Krasniqi më tej është deklaruar se gjendja shëndetësore e klientit të tij është shumë e keqe, andaj edhe nuk ka dhënë ndonjë deklaratë në polici.

“Vrasja është aksidentale, nga pakujdesia. Skënderi është në gjendje të keqe shëndetësore, i mërzitur shumë. Ende nuk e ka komentuar rastin dhe për shkak të gjendjes së tij të rëndë është mbrojtur në heshtje në polici. Gjithashtu i kanë ofruar ndihmën e parë ekipet mjekësore. Ai gjindet në paraburgim në Prishtinë”, ka thënë avokati Krasniqi.

Albert Krasniqi ishte biznismen i cili ishte futur botës së muzikës dhe bashkëshorti i “ish Miss Kosova ” Besa Gashit me të cilën ka edhe një vajzë. Kjo vrasje erdhi si pasojë e një zënke familjare, siç raportuan mediet se i ndjeri kishte përdorur dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij ku edhe para disa ditësh ishin divorcuar. Policia ishte në kërkim të të ndjerit dhe dyshohet se këto edhe ishin ngjarjet të cilat quan drejt një tragjedia të tillë familjare.

Nga familja është njoftuar se sot bëhet varrimi i të ndjerit në ora 15:00.

Ky rast që ndodhi mbrëmë, tronditi mbarë opinionin në Kosovë.

Related posts