Deliu thot se PDK do luftoj për vendin e parë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, e ftuar në Klan Kosova ka thënë se subjekti politik PDK, ku bën pjesë edhe deputetja Deliu i hyn garës zgjedhore për vendin e parë.

Gjatë dedatit, Deliu përmendi edhe “kontratën me qytetarët”, duke thënë se vota e tyre është sondazhi më i mirë.

“Ne garojmë në këto zgjedhje për vendin e parë dhe për të udhëhequr qeverinë. Sondazhet po e qesin PDK-në jashtëzakonisht mirë, pavarësisht diskutimeve që i kemi dëgjuar këtyre ditëve. Konsiderojmë së sondazhi më i mirë është vota e qytetarit dhe këtë votë e përkrahje PDK-ja do ta ketë me kontratën që do ta bëjmë me qytetarin e Kosovës“, ka shtuar znj. Deliu.

Ajo shtoi se PDK-ja në këto zgjedhje ka një strukturë të konsoliduar mirë dhe do të bëj maksimumin të organizohet për t’i fituar këto zgjedhje.

Related posts