Deputeti i LDK-së, Arben Gashi e thotë për të disatën herë: Projektligji për rimëkëmbje brenda kësaj jave

Lidhja Demokratike e Kosovës mbajti mbledhjen e kryesisë, një ditë pas humbjes së zgjedhjeve në komunën e Podujevës.

Arben Gashi nga kjo parti, tha se temë diskutimi ka qenë projektligji për rimëkëmbje ekonomike, i cili sipas tij këtë javë kalon në Kuvendin e Kosovës.

Isa Mustafa mblodhi vartësit e tij në këtë mbledhje vetëm një ditë pasi LDK e humbi komunë të cilën e ka udhëhequr për 20 vjet.

Gashi ka theksuar se do të analizojnë shkaqet e humbjes në Podujevë, që sipas tij, është bërë një shkëputje e elektoratit me LDK-në.

Ai deklaroi se në këtë mbledhje nuk janë diskutuar çështje të tjera, dhe sa i takon postit të presidentit tha se ende nuk janë diskutuar emra të përveçëm.

“Në LDK diskutohet dhe duhet të merret seriozisht, në konsideratë çështja që vendi nuk ka president dhe vendi duhet të ketë president. Për të pasur vendi president duhet të shkojmë në Kuvend me një zgjidhje, që duhet të jenë dy kandidatë,” – tha ai.

Ndërsa në rast të mospajtimit, gjë që rrezikon të prodhojë krizë politike e institucionale, dhe mundësinë e zgjedhjeve të reja, Gashi tregoi se zgjedhjet janë gjithmonë një mundësi.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.