Deputeti i VV-së, Aliu: Në Podujevë me 52 përqind, e njëjta do të ndodh edhe në krejt Kosovën

Liburn Aliu, Ushtrues i Detyrës së Shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, është shprehur se një fitore të tillë si në Podujevë, të dielën do të ndodhë përsëri në të ardhmen.

Ai është shprehur emision televiziv Rubikon se një fitore si e Shpejtim Bulliqit në zgjedhjet për Kryetare të Komunës së Podujevës do të ketë edhe nëpër komunat tjera.

“50 përqindëshi është kusht që e garanton suksesin. Kjo çfarë ndodhi në Podujevë është sinjal i qartë se ja si ndodhë, ne fitojmë. Ku? Në Podujevë! Me 52 përqind. E njëjta ndodhë edhe në Kosovë”, është shprehur Aliu.

Sipas tij prishja e koalicionit me LDK-në në qendër ka bërë që ata si subjekt ta synojnë që mbi gjysmën e elektoratit në vend ta bëjnë për vete.

“…ne do të fitojmë me mbi 50 përqind. Nëse shohim lulëzimet e LDK-së bie se ata janë përgjysmuar dhe ne jemi dyfishuar në Podujevë. Kjo ndodhi në një moment që ata janë në pushtet në qendror. Ndodhi në bastionin e LDK-së, te njeriu që realizoi çarjen e madhe, është i kësaj zone[Agim Veliu]. Figura më e fuqishme e LDK-së e humbi betejën më LVV në shtëpinë e vet. Ky është sinjal i qartë. Ka ndodhur në vendin ku ata e kanë pasur mbështetjen kryesore. Është sinjal mjaftë i qartë. Nuk është befasi, sepse e dimë nga puna në terren”.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.