Deputetja e VV-së, Saranda Bogujevci pas incidentit në parlament: “Ma drejtoi gishtin dhe ma përmendi familjen”.

Gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Kosovës janë përplasur verbalisht dhe fizikisht, deputeti i LDK-së Arben Gashi dhe disa deputet të Lëvizjes Vetëvendosje gjatë debatit sa ishte duke u diskutuar çështja e të pagjeturve.

Gjatë kësaj fjalosje, në foltore ishte duke folur deputetja e LVV-së, Saranda Bogujevci e cila pati përplasje verbale me deputetin Gashi.

Deputetja Bogujevci në një prononcim për media sqaroi ngjarjen e ndodhur sot ku tha se asaj ju permend familja pa ndonjë arsye nga deputeti Gashi.

“Ma drejtoi gishtin, ma përmendi familjen dhe unë nuk e di pse ai bërtitke gjatë gjithë kohës, unë veq e kam ndëgjuar se duhet të të vijë turp”, tha ajo pas ndërprerjes së seancës.

Pas këtij incidenti, seanca u ndërpre dhe u vendos te filloj në orën 15:30.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.