Deri në orën 11, në Komunën e Podujevës kanë votuar 8.27% e votuesve dhe 12.62% në Komunën e Mitrovicës së Veriut

Në një konferencë për media, është prononcuar, kryetarja e KQZ-së Valdete Daka, e cila tha se deri tani procesi i votimit në dy komunat që sot votohet ka shkuar normalisht. “Ju njoftoj se deri në këto momente që po flasim, procesi zgjedhor në këto dy komuna është duke u zhvilluar normalisht dhe nuk ka pasur deri më tani ndonjë lajmërim për parregullësi gjatë votimit”, ka thë znj. Daka.

Gjithashtu, Daka ka njoftuar edhe për përqindjen e daljes së qytetarëve në zgjedhje, ku tha se deri në orën 11:00 në Komunën e Podujevës kanë votuar 8.27% e votuesve apo 7 mijë e 223 votues.

“Duke u mbështetur në të dhënat e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën e Podujevës, deri në orën 11:00 kanë votuar 8.27% e votuesve apo 7 mijë e 223 votues nga 87 mijë e 381 sa është numri i përgjithshëm i tyre. Në Zgjedhjet Lokale të vitit 2017, deri në të njëjtën orë kishin votuar 7 mijë e 658 votues apo 9.1%”, tha ajo.

Ndërsa, në komunën e Mitrovicës së Veriut, sipas Dakës, deri në orën 11:00 kanë votuar 12.62% e votuesve apo 2 mijë e 942 votues nga 23 mijë e 313 votues sa është numri i tyre.

“Në Zgjedhjet Lokale të vitit 2017, deri në të njëjtën kohë kishin votuar 3 mijë e 324 votues apo 15.2%”, theksoi ajo.

Konferenca e radhës e KQZ-së, është në orën 15:30 dhe ka të bëjë lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor deri në atë kohë si dhe pjesëmarrjen në votime deri në orën 15:00.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.