Deri në orën 15, në Podujevë votuan 29.76% e votuesve dhe në veri të Mitrovicës 30.3%

Deri në orën 15:00 në Komunën e Podujevës kanë votuar 29.76 për qind e votuesve në zgjedhjet lokale për kryetar komune, ndërsa në atë të Mitrovicës së veriut, 30.3 për qind.

Kështu ka njoftuar në konferencë për media, kryesuesja e KQZ-së, Valdete Daka ku tha se procesi zgjedhor në të dyja komunat po zhvillohet qetë dhe se nuk kanë pranuar asnjë informacion për ndonjë parregullsi.

“Duke u mbështetur në të dhënat e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën e Podujevës, deri në orën 15:00 kanë votuar 29.76% e votuesve apo 26 mijë votues nga 87 mijë e 381 sa është numri i përgjithshëm i tyre. Në Zgjedhjet Lokale të vitit 2017, deri në të njëjtën orë kishin votuar 26 mijë e 37 votues apo 31%”, tha ajo.

“Ndërsa, në komunën e Mitrovicës së Veriut, deri në orën 15:00 kanë votuar 30.3% e votuesve apo 7 mijë e 62 votues nga 23 mijë e 313 votues sa është numri i tyre. Në Zgjedhjet Lokale të vitit 2017, deri në të njëjtën kohë kishin votuar 6 mijë e 275 votues apo 29%”.

Konferenca e katërt për ditën e sotme është në orën 19:30 dhe ka të bëjë me të gjithë ecurinë e procesit të votimit si dhe pjesëmarrjen në votime deri në mbylljen e tyre, në orën 19:00.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.