Detaje rreth biznesmenit të vrarë Albert Krasniqit. Ai në 2004 kishte vrarë nxënësin 17 vjeçarë serb të shkollës së mesme Dimitrije Popoviq dhe kishte plagosur reperin shqiptarë Noizy në “Swiss Daimond”

Sot në media u përhapen lajme të tjera rreth ngjarjeve që kishin ndodhur në jetën e të ndjerit Albert Krasniqi, i cili u vra mbrëm nga babai i tij Skender Krasniqi. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur për zënka familjare të cilat dyshohet se kanë quar deri në privimin e jetës së të ndjerit Albert Krasniqi.

Krasniqi, biznesmeni që u vra dje nga i dyshuari, babai i tij Skënderi, ka qenë në kërkim nga Policia në lidhje me një rast të dhunës fizike ndaj Besa Gashit, ish-bashkëshortes së tij.

Ai ishte ngarkuar për veprën penale dhunë fizike, që kishte ushtruar ndaj ish-gruas tashmë të tij, ish-miss Kosovës, Besa Gashi, me të cilën çifti ka dhe një vajzë. Madje Policia kishte bastisur shtëpinë në kërkim të tij.

Albert Krasniqi i njohur si biznesmen në fushën e muzikës, në vitin 2005 akuzohet se kishte vrarë një serb në Graçanicë. Ai ishte nxënës i Shkollës së Mesme, Dimitrije Popoviq (17 vjeçar) i cili ishte vrarë në qendër të Graçanicës me 5 qershor 2004, në një lokal ku shërbehej “fast Food”, kështu ka raportuar mediumi serb Novosti.

Siç përshkruhet, një veturë Audi e drejtuar nga një person tjetër ishte ndalur para kioskës.

Albert Krasniqi ishte gjithashtu në veturë, dhe ishte ai që qëlloi në drejtim të lokalit ku kishte edhe shumë njerëz.

Për këtë krim, Albert Krasniqi ishte dënuar me 9 vjet e gjysmë burg, duke vuajtur vetëm 4 prej tyre.

Alberti i ndjerë, përmendet të ketë pasur telashe edhe me një akuzë tjetër. Më 13 shtator të vitit 2016, rreth orës 17:15 në parkingun para hotelit “Swiss Diamond”, në Prishtinë kishte ndodhur një përleshje mes dy prej grupeve më të mëdha të reperëve, ata të OTR-së nga Shqipëria dhe BabaStars nga Kosova.

Rigels Rajku i njohur si Noizy ishte dënuar me dy mijë euro gjobë për incidentin ku ai mbeti i plagosur në qendër të Prishtinës.

Albert Krasnqi personi i akuzuar për plagosjen e Noizyt ndërkaq ishte dënuar me 6 muaj burgim me mundësinë që dënimin ta shlyej me para.

Vendimi i gjykatës i  ngarkonte Krasniqit edhe një dënim shtesë prej 8 mijë eurosh për veprat e tjera në aktakuzë.

Related posts