Dikujt po i dalin vetëm 68 cent në Trust, 1 çaj rusi me një kifle

Dikush s’mund të tërheqë as 1 euro nga Trusti.

Dje në orën 15:00, është hapur aplikimi për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve nga Fondi i Kursimeve Pensionale.

Por, një numër jo i vogël i qytetarëve janë zhgënyer kur kanë aplikuar për të tërhequr kursimet.

Një qytetar ka publikuar një foto nga aplikimi në Trust, ku figuron se shuma e parave që mund të tërheqë është vetëm 62 centë.

Edhe një tjetër ka treguar se mund të tërheqë vetëm 78 centë.

Ndryshe, Fondi i Kursimeve Pensionale ka njoftuar se për tërheqjen e 10% të kontributeve të premten janë bërë 218 mijë aplikime.

“Me dhjetëra mijëra aplikime nuk u realizuan sepse kishin probleme me verifikim të llogarive bankare. Nuk ishte në dorën tonë kjo por zgjidhje do të bëjmë”, thuhet në njoftimin e Trustit.

Fillimi i këtij procesi u shënua me disa probleme kryesisht për shkak të pamundësisë së qasjes së qytetarëve të uebfaqen e Trustit.

Related posts