“Dilema e madhe” e astrologes Susan Miller / kush i fiton zgjedhjet në Shqipëri? Gaforrja, Dashi apo Binjaku?

Dje në Vizion Plus në “Vizioni i Pasdites” me Evi Reçin ka qenë e ftuar përmes një lidhjeje në Skype një nga astrologët më të famshme Susan Miller.

Përveç jetës së saj dhe se si astrologjia e parashikon këtë vit lidhur me pandeminë, Miller është pyetur nga moderatorja e emisionit, Reçi edhe lidhur me zgjedhjet e 25 prillit për tre lidërët e tre partive kryesore në vend, sipas shenjës që kanë në hosorskop.

Suzan Miller thotë për gaforren (Edi Ramën): Gaforrja ka kaluar vështirësi shumë të mëdha në tre vitet e fundit, nga armiqtë e tij. Është në pozitë shumë të mirë, ja çfarë problemi ka: fundi i prillit ka një hënë të plotë shumë të zemëruar, ndaj do të ketë kontradikta. Ata janë dorëzuar.

Binjakët janë të favorizuar.

Për dashin (Monika Kryemadhi): Dashin do ta ndihmojnë grupime të caktuara, punëtorët, grupe të ndryshme të shoqërisë, do ta ndihmojnë këtë person.

Për binjakët (Lulzim Basha): Binjakët janë të favorizuar sepse Jupiteri bashkohet me diellin.

Por në fund, Miller thotë se Binjakët dhe Gaforrja kanë mundësi shumë të mira. Binjakët kanë më shumë gjasa./politiko.al

Related posts