Disa nga udhëtimet më të mira me tren në Evropë

Për evropianët, udhëtimi me tren mbetet udhëtimi më i dëshiruar i tyre. Hekurudhat e Evropës po dremitin nëpër këto ditë të errëta të pandemisë. Rrallë shërbimet janë ndërprerë në mënyrë kaq drastike. Në fund të nëntorit, kishte vetëm një tren në ditë që vinte nga Parisi në secilin nga Amsterdami, Barcelona, Cyrihu dhe Londra.

Por ka shpresë se do të bëhet mirë. Ditë më të ndritshme janë në horizont, dhe shumë operatorë hekurudhorë evropianë tashmë po premtojnë shërbime shumë të përmirësuara dhe një gamë të gjerë rrugësh të reja për vitin 2021.


Nga Amsterdami në Austri-Vien


Trenat e natës në distanca të gjata do të kthehen në Hollandë në 2021. Nisjet nga Amsterdami çdo mbrëmje në orën 19.30 do të fillojnë më 13 dhjetor. Treni kryesor do të drejtohet për në Vjenë.

Nga Basel në Locarno

Nga 13 dhjetori një kompani hekurudhore zvicerane e quajtur Südostbahn (SOB) fillon shërbimet gjatë gjithë vitit mbi rrugën klasike Gotthard, duke lidhur kështu qytetet kryesore veriore të Zvicrës me kantonin jugor të vendit Ticino. Kjo është me të vërtetë një pjesë e lavdishme e hekurudhës, që skajon bregun lindor të Liqenit të Lucernit dhe merr rrethin e bukur Leventina në anën jugore të Gotthard. Këto shërbime të reja do të quhen Treno Gottardo.
Duke u mbështetur në trenat jashtëzakonisht të rehatshëm të Südostbahn (SOB) do të shikoni peisazhin zviceran të kalojë përtej dritares tuaj.

Nga Munich në Zurich


Ky udhëtim nga Mynihu në Zvicër ofron një alternativë tërheqëse për qasjen tradicionale përmes luginës së Rhine të Gjermanisë dhe Bazelit. Këta trena kanë vende të shkëlqyeshme për restorante, kështu që kapni një vend dhe shijoni një pjatë proshutë dhe djathë zviceran me një gotë Chasselas ndërsa udhëtoni nëpër vendet kufitare bavareze drejt Liqenit të Konstancës.

Nga Berlin në Kraków

Udhëtimi me tren nga kryeqyteti gjerman përmes Lusatia dhe Silesia në Kraków. Me një nisje të përshtatshme në mes të mëngjesit nga Berlini, Treni me emrin EC Wawel gjithashtu jep një lidhje të dobishme shtesë ditore midis Berlinit dhe Wrocław.
Për udhëtarët nga Britania e Madhe që kërkojnë të kombinojnë një qëndrim në Berlin me një vizitë në Poloninë e Jugut, një udhëtim i këtillë do ishte perfekt. Ky tren mbart një shërbim restaoranti të plotë, kështu që ju mund të qëndroni gjatë drekës ndërsa treni udhëton nëpër fushat Oder dhe pyjet e Polonisë perëndimore.

Vendbanimet kufitare të Habsburgut: Praga (Çekia) në Przemyśl (Poloni)


Fillon më 13 dhjetor 2020, në ora 10:50 minuta. Një herë në ditë. Nga 789 koruna Çeke (paraja çeke), (29,90 €)
Kjo linjë hekurudhore është zhvilluar kohëve të fundit.
Nga kryeqyteti Çek do të shërbehet nga një udhëtim ditor çdo mëngjes nga ora 10:00.

Linja drejt Italisë, Suedisë, Gjermanisë dhe Zvicrrës

Shumë shërbime të tjera shtesë ka të ngjarë të fillojnë në muajt e parë të vitit 2021. Është folur për shtrirjen e një linje prej Cyrihut në Milano me shërbime të shpejtësisë së lartë, pastaj edhe në Genova, pra një lidhje drejtpërdrejtë nga Cyrihu në Mesdhe.

Gjithashtu me 31 mars, operatori suedez Snälltåget do të nisë një tren nate të drejtpërdrejtë nga Berlini dhe Hamburgu për në Stokholm, duke u nisur fillimisht gjatë fundjavave por duke u rritur çdo ditë nga 5 Qershori. Kjo linjë do të jetë një nxitje për udhëtarët nga Londra të cilët do të jenë në gjendje të udhëtojnë gjatë ditës nga Londra përmes Brukselit dhe Këlnit në Hamburg, duke u lidhur atje me shërbimin e drejtpërdrejtë brenda natës në Stokholm./The Guardian

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.