Disa vendime që mori Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës e cila mbajti mbledhjen e radhës sot, i ka propozuar Kuvendit të Kosovës kandidatët për Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Gjatë kësaj mbledhje, Qeveria i propozon kuvendit këta kandidatë: Vjollca Kurtishaj, Erëlehta Popaj, Ardita Morina, Bujar Lushaku, Shqipe Hoti dhe Pranvera Maloku.

Gjithashtu në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është marrë vendim për rithemelimin e Lotarisë së Kosovës.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, gjatë prezantimit të projektligjit, ka thënë se me këtë vendim nuk përfshihet edhe rihapja e bastoreve, kazinove dhe llojeve të tjera të lojërave të fatit.

“Lotaria e Kosovës ka të drejtë që të organizojë vetëm dy lloje të lojërave, ato numerike dhe instant”, është shprehur Bajrami.
Ajo jep lajmin se 62 punëtorë që kanë mbetur të papunë, ata kthehen aitomatikisht në vendet e tyre të punës.

“Janë 62 punëtorë që kanë mbetur pa punë dhe me këtë ligj ata automatikisht kthehen në punë”.

Ajo tha se Qeveria e Kosovës është aksionar i Lotarisë së Kosovës dhe organ mbikëqyrës i saj është bordi i saj që ka mandat katërvjeçarë.

Qeveria e Kosovës, gjithashtu ka miratuar Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për Shitjen e Banesave për të cilat ekziston e drejta banesore.

Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Muharrem Nitaj, ka kërkuar që afati për shitjen e këtyre banesave afati të zgjatet deri në vitin 2023.

“Me Ligjin ekzistues afati për aplikimin e banesave ka skaduar në vitin 2015. që të zgjatet afati për shitjen e këtyre banesave deri në vitin 2023”.

Qeveria sot ka mbajtur mbledhjen e 48 me radhë në të cilën janë diskutuar  22 pika të rendit të ditës.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.