Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, përmes një postmi në faqen zyrtare në facebook ka uruar për suksesin e arritur xhudisten, Distria Krasniqin për medaljen e artë të fituar në Doha të Katarit.
Xhudistja Krasniqi arriti të fitojë në finale të Masterit të Dohas me ippon ndaj japonezes Funa Tonaki, kampione e botës në vitin 2017, kategoria deri në 48 kilogramë.
“Urime Distria Krasniqit e cila fitoi medaljen e artë në Judo Masters në Doha, Katar”, thuhet në urimin e ambasadës për xhudisten tonë.
Kujtojmë se dje (e hënë), me medalje u shpërblyen edhe Majlinda Kelmendi e Nora Gjakova, që fituan të bronztën, duke e mbyllur garën me tri medalje për shtetin tonë.