Dogana e Kosovës: Të hyrat gjatë janarit kalojnë 80 milion euro

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë muajit janar ka rritur performancën e të ardhurave, duke tejkaluar ato të vitit 2020.

Sipas Doganës, mbledhja e të ardhurave gjatë muajit të parë të vitit ka shënuar rritje prej 9.3 për qind.

“Gjatë janarit 2020, Dogana e Kosovës ka grumbulluar 73.2 milionë euro, ndërsa raporti i këtij viti tregon 80.1 milionë euro apo 9.3 për qind më shumë”, thuhet në njoftim.

Në fund, ky institucion thotë se janari i 2020-së, ishte muaji i vetëm i vitit i pa prekur nga pandemia.

“Kjo rritje është domethënëse pasi janari i vitit të kaluar (2020) ishte muaji i vetëm i vitit i cili ishte pa ndikimin ekonomik të shkaktuar nga pandemia COVID 19, prandaj edhe kjo arritje tregon përkushtimin e doganës për të realizuar planifikimet financiare”.

Related posts