Don Xhoni publikon këngën “Unë foli i fundit”

Më në fund flet “Don” Xhoni me këngën e tij që publikoj sot “Unë foli i fundit”.

Fenomeni i karantinës i quajtur “Don Xhoni” nga Drenica solli me videoklip projektin me titull ‘Une foli i fundit’.

Por ka diqka jokonvencionale në videoklipin e tij. Figura të respektuara kombëtare si figura e Xhevë e Fehmi Lladrovcit, Shaban, Hamëz e Adem Jasharit janë të paraqitura në klipin e reperit drenicas përderisa kënga është komplet e pasqyruar me fjalë nga më të ndytat që mund të përdorej nga një aq më pak artist.

Idealet e të përmendurve lartë nuk përkojnë me atë që “Don Xhoni” sjell në klipin e tij, para, pushtet e seks.

Në një shoqëri demokratike të mirëfilltë, këngë të tilla me motive nëpërkëmbëse do të duhej të kritikoheshin nga shoqëria dhe institucionet tona kulturore-shtetërore.

Çdo komb i cili mban, mirëmban dhe konservon vlerat e heronjëve të vet të cilët luftojnë kundër pushtuesve nuk rrezikon asnjëherë që historia t’i përsëritet.

Më posht ndiqeni të plotë këngën e Don Xhonit:

Related posts