Donika Gërvalla: Znj. Daka, shikoje këtë faturë. 684,20 Euro për të votuar

Donika Gërvalla, kandidatja për deputete nga Lista e Vjosa Osmanit, në listën e përbashkët me Lëvizjen “Vetëvendosje”, ka publikuar një faturë në profilin e saj në Facebook.

Znj. Gërvalla i është drejtuar kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, me një mesazh.

Postim i plotë:

Znj. Daka, shikoje këtë faturë. 684,20 Euro për të votuar.

Pse? Sepse kaq transparente janë përpjekjet tuaja për ta penguar votën e mërgatës, saqë qytetarët paguajnë shuma marramendëse vetëm e vetëm për të siguruar arritjen e sigurt të votës.

Në fakt, kjo shumë do të duhej t’ju turpëronte ju personalisht, por edhe të gjithë të tjerët që nuk po lënë asnjë mënyrë pa përdorur për të penguar votën e mërgatës.

14 shkurti po vjen!

Related posts