Dua Lipa e fton disporën të votojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit

Kur ka mbetur edhe një ditë para se periudha e aplikimeve nga mërgata të përfundoj, këngëtarja e famshme shqiptare në botë, Dua Lipa përmes një postimi në Instagram i’u ka bërë thirrje diasporës që të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit që mbahen në Kosovë.

Lipa në llogarinë e saj në “Instagram”, e ka shpërndarë linkun e KQZ-së, që mundëson që qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës të regjistrohen dhe të marrin pjesë në zgjedhje.

Fillimishr, linkun e ka shpërndarë babai i këngëtares, Dukagjin Lipa.

“Bëj që zëri yt të dëgjohet. Ju mund të votoni nga kudo që të jeni”, thuhet në këtë publikim.

Kujtojmë se afati i aplikimit për regjistimin e votuesve nga jasht Kosova do të përfundoj nesër me 21 janar 2021, në ora 18:00 sipas orës lokale në Kosovë.

Related posts