Dua Lipa nderohet me çmimin “Powerhouse” nga senatori amerikan Bernie Sanders

Është bërë e ditur se Fituesja e çmimit prestigjioz “Grammy” Dua Lipa mahniti me performancën e saj në këtë ngjarje. Ajo këndoi drejtpërdrejtë këngën Boys Will Be Boys, transmeton albinfo.ch.

Duhet theksuar se ajo e hapi ceremoninë virtuale këtë edicion të Billboard Women in Music të enjtën, njofton Albinfo.ch

Dua la përshtypje me vokalin e saj. Ajo qëndronte e vetme në skenë derisa siluetat e orkestrës përcjellëse shiheshin derisa këndonte këngën e saj.

Ylli botëror me albumin e saj të dytë Future Nostalgia ka dominuar në skenë këtë vit dhe është nominuar për çmimin e lakmuar Albumi i Mitit.

Ajo më vonë gjatë ceremonisë u nderua me çmimin Powerhouse Award për artist që kanë dominimin në shitje, streaming dhe në radio.

Asaj ju prezantua çmimi nga Senatori Amerikan, Bernie Sanders, të cilin ajo mbështeti gjatë fushatës së tij zgjedhore.

Related posts