Dua Lipa nuk harron rrënjët e saja, drekon në restaorantin shqiptarë në Nju-Jork “Çka ka qëllu”

Dua Lipa e mbyll vitin e suksesshëm në restorantin shqiptar “Çka ka qëllu” në Nju-Jork. Ajo ka arritur të fitojë tri çmime vetëm në një mbrëmje, dy në Spanjë dhe një në Francë.

Lipa ka arritur të rrëmbejë çmimet “Albumi ndërkombëtar më i mirë” dhe “Artistja ndërkombëtare më e mirë” në “Los Mucis Awards 2020” në Spanjë.

Gjithashtu arriti të rrëmbejë çmimin “Artistja ndërkombëtare femër” në “NRJ Music Awards”, Francë.

Këngëtarja e mirënjohur e skenës botërore këtë fundvit ka zgjedhur të drekojë sërish me të dashurin dhe miq të saj në restorantin e famshëm shqiptar në Bronx New York që mban emrin “Çka ka qëllu”, të Ramiz Kukaj. Duhet theksuar se ky restoran kohë më parë nga “The New York Times” u shpall një nga 10 restorantet e reja më të mira njujorkeze.

Sot bëhen 3 vjet që ‘Çka ka qëllu’ hapi dyert për herë të parë, me synimin për të shfaqur kulturën shqiptare në Shtetet e Bashkuara.

“Jemi të bekuar që mbështetemi nga njerëz kaq të mrekullueshëm dhe frymëzues që kanë arritur sukses të madh, ndërsa ende i kujtojmë rrënjët e tyre. Një nga këta njerëz është Dua Lipa! Faleminderit si gjithmonë që na tregoi mbështetjen e saj, dhe vazhdimisht na bëri krenarë të gjithëve me suksesin e saj. Ajo është me të vërtetë një dritë dhe ne jemi gjithmonë të nderuar që e kemi ndaluar”, është shprehur stafi i këtij restoranti.

Related posts

Leave a Comment

I accept that my given data and my IP address is sent to a server in the USA only for the purpose of spam prevention through the Akismet program.More information on Akismet and GDPR.