Dua Lipa për herë të dytë në Revistën prestigjioze britanike ‘Vogue’

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa është shfaqur tejet tërheqëse në kopertinën e revistës prestigjioze britanike “Vogue”.

Këngëtarja Lipa përmes një statusi në facebook ka falenderuar Edward Enninful për dashurinë dhe mbështetjen e dhënë gjatë gjithë karrierës.

“Faleminderit Edward Enninful, unë kurrë nuk do ta harroj të gjithë dashurinë dhe mbështetjen që më keni dhënë gjatë gjithë karrierës time dhe që më dhuruat kopertinën time të 2-të për “British Vogue !! kjo ishte një ëndërr e tillë që u bë realitet dhe ndihem me fat që kam punuar me disa legjenda të vërteta”, ka shkruar mes tjerash këngëtarja Lipa.

Related posts