Dyshja e famshme, Tom dhe Jerry në jetën reale, tash pjesë e filmit që ndërthur aksionin dhe animacionin

Shumë gjenerata janë rritur me aventurat e dyshes fantastike Tomi dhe Jerry, një armiqësi në mes macës dhe miut, e mbushur me lojëra dhe plot fantazi për fëmijët.

Tom dhe Jerry kësaj radhe do të rikthehen në ekran  ndryshe, dalin nga bota e kartonëve për të dhuruar aventura mes miqve të tyre njerëz. Karikaturat klasike të maces dhe miut rikthehen në një version filmik që ndërthur animacionin dhe aksionin e drejtpërdrejtë.

Aktorja Chloe Moretz do të luan në shoqërinë e dyshes dhe si një ekip kanë për detyrë të organizojnë një martesë madhështore në një hotel, por ka vetëm një problem: edhe Jerry qëndron në hotel, duke sjellë probleme të shumta. Pa harruar kurthet me armikun e tij të betuar Tomin.  

Regjisori i filmit është Tim Story, i njohur për filmin e tij “Katër fantastikët”. Ai u rrit me karikaturat Tom & Jerry dhe dëshironte të krijonte një film që i pëlqen jo vetëm brezit të tij, por edhe fëmijëve të sotëm.

Duke nisur nga 26 shkurti, aventurat e Tomi dhe Jerry në botën reale do të mund të shijohen në kinema. Prej vitit 1992 Tom and Jerry ka qenë prezent në jetën e të gjithë fëmijëve duke dhuruar argëtim e duke mbetur në kujtesën e të gjithëve.

Pavarësisht viteve dhe zhvillimit të teknologjisë të gjithë i njohin dy personazhet e animuar.

Related posts