E bojkoton në kuvend, Rama e pret në takim presidenten Osmani

Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama i ka mjaftuar një postim i shkurtër për të prezantuar një takim të përbashkët në mes tij dhe presidentes në detyrë të Kosovës znj. Vjosa Osmani.

Znj. Osmani është duke qëndruar për një vizitë zyrtare tre ditore në Shqipëri, me ç’rast ajo atje kishte zhvilluar disa takime dhe aktivitete, siç ishte takimi me homologun e saj Ilir Meta, dhe më pastaj  ditën e sotme mbajti një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë.

Ndër të tjera ajo ka kërkuar nga parlamenti shqiptar të bashkojnë forcat dhe të miratojnë se bashku rezolutën kundër genocidit serb.

Përmes fotove të publikuara në faqen e kryeministrit Rama në Facebook, shifet se takimi është zhvilluar në ambientet e kryeministrisë.

Postimi i z. Rama për takimin është ky:

“Me Presidenten në Detyrë të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani”, shkruan Rama.

 

Related posts