Këshilltari i u.d së presidentit Faton Peci përmes një postimi ka njoftuar se iniciativës së Vjosa Osmanit i janë bashkuar edhe 33 anëtarë të LDK-së në Mitrovicë.
Ndër tjerash, Peci ka shkruar se pas pak ditësh do të shkojnë në Mitrovicë për t’u takuar në çdo lagje e fshat.
Në fotografinë e postuar nga ai shihet edhe Vjosa Osmani prezente në këtë ngjarje.
Shkrimi i plotë:
Sot, 33 përfaqësues të strukturave të LDK-së në Mitrovicë, kryetarë nëndegësh, veprimtarë dhe autoritete të qytetit të Mitrovicës ju bashkuan Inciativës sonë për ndryshimin e madh që po vjen në Kosovë.
Ndryshimi i madh vjen me Vjosa Osmanin.
Brenda pak ditësh do të jemi në Mitrovicë, për t’u takuar në çdo lagje e çdo fshat.
Bashkohu edhe ti për ndryshimin e madh që i duhet Kosovës.
Kosovës i duhet konsistencë dhe aleancë me qytetarët. I duhet mbajtja e fjalës së dhënë, një virtyt i çmuar nga kohërat e vjetra te ne shqiptarët.
Personfikim i fjalës së mbajtur dhe konsistencës është vetëm Vjosa Osmani.
Për një Kosovë më të mirë, për fjalën e mbajtur, për konsistencën!