Edhe një analist tjetër aderon në parti politike

Enver Hoxhaj, ushtrues i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovë sot ka prezantuar prurjen e re në parti, aktivistin e hershëm të rezistencës studentore, Ardian Kastrati.

Hoxhaj përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur aderimin e tij.

Lexoni postimin e plotë të z. Hoxhaj:

Shtëpisë tonë të madhe politike, PDK-së, iu bashkua sot profesori Ardian Kastrati. Ai është aktivist i hershëm i rezistencës studentore dhe shumë aktiv në jetën publike. Ka përfunduar dy magjistratura në Austri dhe ka doktoruar në Kroaci. Ardhja e Ardianit në PDK është vlerë e shtuar në këto zgjedhje dhe qeverisjen e ardhshme që do t’ia ofrojmë qyetarëve të Kosovës. Mirësevjen, Ardian!

Related posts