Edi Rama të hënën vizitë në Bruksel

Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë të hënën do të jetë në vizitë zyrtare në Bruksel ku pritet të takon presidenten e KE-së, Ursula von der Leyen.

Bëhet e ditur se kryeministri Rama do të jetë i shoqëruar edhe nga ministrja e punëve të jashtme Olta Xhaçka, ku fillimisht do të takohen me Josep Borrel ministër i BE për punët e jashtme.

Në agjendën që ka siguruar Top Channel parashikohet edhe një takim me Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Europian.

Ecuria e progresit të Shqipërisë për integrimin në BE,  sikurse ecuria e përdorimit të fondeve të BE për rindërtim pas tërmetit janë dy prej çështjeve në diskutim.

Related posts