EMINEM I KËRKON FALJE RIHANNA-S PËR NJË TEKST TË PARA 10 VJETËVE

Eminem ka lansuar një album surprizë, por kjo nuk ishte supriza e tij e vetme, njofton Insajderi.

Krahas 16 këngëve të albumit të tij, njëra nga ato ka titullin “Zeus”, në të cilën reperi i kërkon falje këngëtares, për një tekst të para 1o vjetëve, në një këngë që rrodhi në internet vitin e kaluar.

Kënga e lansuara jo zyrtarisht, paraqiste reperin i cili i dilte krah Chris Brown pas sulmit fizik ndaj Rihannas në vitin 2009. Brown kishte pranuar fajësinë për sulmin ndaj këngëtares.https://tinyurl.com/y4tkrgmb

“Por unë, për sa kohë që ri premtoj se do të jem i sinqertë / kërkoj falje përzemërsisht Rihanna”, është teksti i këngës së re.

“Për atë këngën që rrodhi, më fal Ri / Nuk ishte për të të lënduar/ Pa marrë parasysh, ishte gabim nga ana ime”.

Deri më tani, Rihanna nuk ka reaguar në lidhje me këngën e re të reperit

Related posts