Endrit Shala nga Nisma: Nuk kemi vija të kuqe për asnjë subjekt politik

Ka përfunduar takimi në mes u.d Presidentes Vjosa Osmani dhe Endrit Shala, nga Nisma, ku kanë pasur të bisedojnë për caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme.

Shala në takim ka kërkuar që fillimisht të votohet buxheti për vitin 2021 për të mos pasur bllokim institucional. Ai gjithashtu ka bërë me dije se nuk kanë vija të kuqe për asnjë subjekt.

“Më qëllimin që të mos ta bllokojmë vendin kërkuam që ta votojmë buxhetin për vitin 2021 që të mos jemi para mundësisë së bllokimit institucional”, tha ai.

Sa u përket zgjedhjeve Shala tha se në momentin kur aktgjykimi të sillet në formën përfundimtare zgjedhjet duhet të mbahen brenda 40 dite.

Shala tha se nuk kanë vija të kuqe për askënd.

“Nuk kemi vija të kuqe për askë”, tha ai.

Ndërsa partneri i koalicionit nga radhët e AKR-së kanë hyrë në takim ndaras nga NISMA.

Related posts