Enver Hoxhaj i pabindshëm, sërish gjobitet partia e tij, PDK me 2 mijë euro, shkak mosrespektimi i masave anti-covid

Qysh kur kanë filluar të mbajnë tubime partitë politike në Kosovë, pothuajse të gjitha partitë politike i kanë shkelur rregullat dhe nuk kanë respektuar masat anti-covid. Ditë më parë u dënua edhe LDK, e VV por sot Komuna e Prishtinës, saktësisht Drejtori i Inspekcionit Adonis Tahiri ka bërë të ditur në profilin e tij facebook se i kanë shqiptuar sërish Partisë Demokratike gjobë në vlerë prej 2 mijë euro.

Komuna e Prishtinës në vazhdimësi ka shqiptuar gjoba ndaj partive politike që këtyre ditëve po organizojnë tubime me qytetarë nëpër ambiente të mbyllura.

Postimi i z. Tahiri në profilin e tij facebook:

“Askush mbi ligjin! Grumbullim i më shumë personave sesa lejohet;

Maska jo;

Distancë jo;

Gjobë po!”.

Related posts