Është konfirmuar viktima e parë në aksidentin Malishevë-Arllat

Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur sonte në rrugën Arllat-Malishevë.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, teksa thuhet se nga ky aksident janë të lënduar edhe 6 persona.

“Rreth orës 20:30, në rrugën Arllat -Malishevë , ka ndodhë një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira 4 automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona. Njëri nga personat e lënduar nuk ka arritë të përballoj plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë në Rajonin e Prishtinës.

Sipas Ahmetit, personat e tjerë janë dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që me hetimin e rastit po merren hetuesit rajonal të komunikacionit rrugor./IndeksOnline

Related posts