Eshtë mbajtur mbledhja e 57 e KQZ-së, për të shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 29 nëntorit 2020 në Komunën e Podujevës dhe në veri të Mitrovicës. Rezultatet përfundimtare e konfirmuan fitoren e thellë në Komunën e Podujevës me 51.9% të votave për kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje Shpejtim Bulliqi.
Shpejtim Bulliqi ka marrë 18 mijë e 286 vota, që përkthyer në përqindje I bie 51.9%.
I dyti në zgjedhje ka dalë Nexhmi Rudari i LDK-së me 12 mijë e 627 vota apo 35.8%.
Ndërkaq, Naim Fetahu i PDK-së ka marrë 4 mijë e 341 vota apo 12.3%.
Rezultatet finale për Mitrovicën e Veriut
LVV 351 LVV 4.0 %
Kandidati i pavarur Dusan Milunoviq 256 – 2.9%
SRPSKA Lista 7.916 – 89.5%
PDK 318 – 3.6%.
