Falenderimi i Meghan Markle për “heronjtë e heshtur”

Dukesha e Sussex, Meghan Markle ka dalë gjatë programit vjetor të CNN, ‘Heroes’. Meghan ka mbajtur një fjalim dy minutësh në lidhje me krizën e COVID-19.

“Ky vit që ka qenë universalisht sfidues për të gjithë, më ka frymëzuar nga historitë e dhembshurisë në komunitetet tona. Në të gjithë vendin, njerëzit kanë lënë mënjanë nevojat e tyre për t’u bashkuar dhe mbështetur mirëqenien kolektive të atyre që i rrethojnë. Në mars, kriza COVID-19 goditi rëndë, dhe u duk sikur gjithçka ndryshoi brenda natës. Për shumë familje, ndikimi i pandemisë ka qenë katastrofik – dhe shumë prej tyre u përballën me një pyetje pikëlluese: ‘Si do ta sigurojë ushqimin në tryezë për familjen time?’. Por, përballë këtij realiteti shkatërrues, ne pamë gjithashtu fuqinë e shpirtit njerëzor dhe mënyrat e jashtëzakonshme se si reaguan komunitet në këtë kohë sfiduese…

Ne e dimë vlerën e ushqimit, pasi të gjithë po e përjetojmë. Sonte po festojmë për këta ‘heronj të heshtur’. Disa prej të cilëve unë i njoh, dhe të tjerët që i duartrokasim nga larg. Këta individë u ngritën dhe u siguruan që nevojat më themelore të komuniteteve tona të plotësoheshin. Ata u siguruan që ata që ishin përreth tyre nuk do të duhet të vuanin të izoluar. Ata i ushqyen fqinjët e tyre në më shumë se një mënyrë. Dhe ata na treguan, të gjithëve, se edhe në kohërat më të errëta kur bashkohemi, kemi fuqinë t’i kujtojmë dikujt tjetër se ka shpresë dhe se do të jemi mirë.”

Ky fjalim shënon dhe daljen e parë publike të Meghan, që nga momenti kur ajo zbuloi se kaloi një abort spontan. Në një artikull në Neë York Times, ajo reflektoi mbi vështirësitë e këtij viti, si personale ashtu edhe globale.

“Mund të jemi të distancuar fizikisht por e vërteta është se ne jemi më të lidhur se kurrë, për shkak të gjithçkaje që kemi duruar individualisht dhe kolektivisht këtë vit.”

Related posts