Familja e ambasadorit slloven në Tiranë provon pjatat shqiptare. Cilën preferuan?Lidhja e gjakut me Kosovën

Ambasadori i Sllovenisë në Shqipëri, Peter Japelj ishte i ftuar sot në një emison televiziv në ABC NEWS në Shqipëri, programin “ABC e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi, ku ndau majft histori interesante personale dhe profesionale.

Gjersa foli për karrierën profesionale se si u gjend në Shqipëri, ambasadori slloven në Tiran Japelj tha se një nga arsyet e tija është e dukshme pasi bashkëshortja e tij është shqiptare, gjithashtu ai ka shërbyer si ushtar në ish-jugosllavi.

Bashkëshortja e tij Renata Rapelj Marmulaku, e cila ishte po ashtu e pranishme në studio, tregoi se e kishte vizituar edhe më herët Shqipërinë, në vitin 1993, dhe ishte një arsye me shumë për ta njohur vendin, ndonëse ajo ndihet si në shtëpi këtu.

Znj. Renata një vajzë më rrënjë shqiptare (babai nga Kosova dhe nëna nga Sllovenia) prej 10 vitesh është e martuar me Z. Peter.  Frut i dashurisë  është vajza e tyre, e cila është shumë e lidhur, po aq sa prindërit, me tre vendet: Kosovën, Shqipërinë dhe Slloveninë.

Ambasadori  tha se ka shumë miq shqiptar ndaj dhe vjen shpesh këtu, aq më shumë kur njëri nga miqt e tij i ka folur për një frut shumë të vecante që ishte fiku.

Duke dhënë si arsye Shqipërinë e bukur, Ermali e pyet ambasadorin se çfarë mesazhi mund tu thotë të rinjve për të qëndruar në Shqipëri.

“Është e trishtueshme dhe është një nga problemet më të mëdha. Është shumë shqetësuese që shumë të rinj dhe në tërësi shqiptarët duan të largohen nga ky vend i mrekullueshëm, nga ky vend me një kulturë dhe me traditën e ushqimeve. Shqipëria ka nevpojë për njerëz të rinj t qëndrojnë  këtu, për të nisur edhe njëherë negociatat me BE për të ardhmen e t rinjve shqiptarë”.

Ndërkohë bashkëshortja  tha se është diçka e mirë që të rinjtë të largohen për të punuar e për t’u kthyer më pas në vendin e tyre.

Në ndërkohë, të dyt u pyetën rreth ushqimit të preferuar. Gjiza apo përsheshi?

Më e preferuara për ambasadorin ishin specat me gjizë, ndërsa për bashkëshorten zgjedhja ishte përshesh.

“Unë e kam të vështirë të zgjedh një, por mund të them e adhuroj gjizën”, tha ai, ndërsa Renata: “ Për mua është përsheshi”.

Në rubrikën”1 jetë, 5 këngë” çifti Rapelj kishin zgjedhur të pestën këngën e Rame Lahaj & Inva Mula, “Me lule t’bukura”.  Bashkëshortja dhe ambasadori treguan se vajza e tyre pëlqen shumë këngën “Kuq e Zi” e cila e bën që ajo të kërcejë.

“Duket që e ka në gjak”, tha Renata.

Related posts